Lajme
Sulmohet me bombë shtëpia e drejtorit të RTK-së
Mjeti shpërthyes është gjuajtur mbrapa shtëpisë dhe policia ka dal në vendin e ngjarjes, duke kryer hetimet. Ky është sulmi i dytë ndaj RTK-së, pas atij që ndodhi para disa dite në objektin e RTK-së
Situata e sigurisë në Kosovë vazhdon të mbetet shumë e tensionuar. Mbrëmë persona të panjohur kanë gjuajtur një bombë dore para shtëpisë së drejtorit të përgjithshëm të Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Mentor Shala. Sulmi ka ndodhur rreth orës 22:10 minuta, në kohën kur në shtëpi kanë qenë familja e tij.
Shpërthimi ka shqetësuar familjen Shala dhe fqinjët përreth. Mjeti shpërthyes është gjuajtur mbrapa shtëpisë dhe policia ka dal në vendin e ngjarjes, duke kryer hetimet. Ky është sulmi i dytë ndaj RTK-së, pas atij që ndodhi para disa dite në objektin e RTK-së, ku me granatë dore u sulmua objekti.
Sulmin e ka konfirmuar edhe Drejtori i RTK-së Mentor Shala. Ai ka thënë se shtëpia e tij në Matiqan është sulmuar me një mjet shpërthyes e që supozohet të jetë bombë dore.
Sipas tij shpërthimi ka qenë i fuqishëm, ndërsa bomba është gjuajtur prapa shtëpisë.
“Shpërthimi ka qenë i fuqishëm, që ka tronditur tërë lagjen. Mjeti shpërthyes është hedhur prapa shtëpisë sime. Në shtëpi kemi qenë e gjithë familja. Fatmirësisht nga ky shpërthim askush nuk është lënduar”, tha Shala, citon RTK.
Ai po ashtu konfirmoi se Policia ka gjetur siguresën e mjetit shpërthyes për të cilin ende nuk ka konfirmim zyrtar se për çfarë mjeti bëhet fjalë.
I menjëhershëm ka qenë reagimi i Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës.
“Ky sulm është një veprim kriminal për të cilin autorët duhet t’i nënshtrohen përgjegjësisë penale. AGK kërkon nga institucionet, përkatësisht Policia e Kosovës dhe Prokuroria që të hetojnë këtë rast i cili është vazhdimësi e sulmeve ndaj gazetarëve dhe mediave. Sulmet kanë për qëllim frikësimin e gazetarëve në Kosovë, posaçërisht atyre që punojnë në televizionin publik”, thuhet në reagim.
AGK kërkon nga organet e drejtësisë, që jo vetëm këtë rast por edhe rasti i hedhjes së granatës së dorës në RTK, të hetohen me prioritet. “Gazetarët janë të dëshpëruar me qasjen e institucioneve në hetimin e rasteve që për objekt trajtimi kanë gazetarët”, thuhet në reagim.
E-Diaspora
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit Gjykata e Qarkut e kishte dënuar vetëm me burgim me kusht por ai ishte ankuar dhe...
-
Deputeti i Parlamentit të Konfederatës Zvicerane, Islam Alijaj pajiset me pasaportë të Kosovës
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!”
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Borë, shi, ftohtë dhe erëra të stuhishme Ditët e fundit kanë sjellë mot ekstrem në Zvicër. Ajo që filloi me rikthimin e borës...
-
Dy të vdekur në pistat e skive në Zvicër në fundjavë
-
Si do të ndikojë tek shoferët plani për të shkurtuar më shumë hapësira parkimi në qytetet zvicerane?
-
“House of Kosova” në Forumin Ekonomik Botëror 2025 në Davos
-
Pse mund të ndodhë t’u kontrollohen çantat në një supermarket zviceran?