Shkurt.ch
71 për qind e zviceranëve do ta ndalonin burkan
71 për qind do të dilte kjo shumicë sikur të votohej sot në Zvicër për ndalimin e mbulesës së plotë të femrave myslimane, rezulton nga një sondazh reprezentativ i realizuar nga gazetat “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche”
Shumica e madhe e qytetarëve zviceranë me të drejtë vote do të votonin për ndalimin e burka-s në nivel të vendit. 71 për qind do të dilte kjo shumicë sikur të votohej sot në Zvicër për ndalimin e mbulesës së plotë të femrave myslimane, rezulton nga një sondazh reprezentativ i realizuar nga gazetat “SonntagsZeitung” dhe “Le Matin Dimanche”.
Gazetat e përmendura shkruajnë se shumica e përmendur e të anketuarve janë në favor të një ndalimi të mbulesës së grave, të tillë çfarë tashmë ka hyrë në fuqi në kantonin e Ticinos, transmeton albinfo.ch.
Votimi pro këtij ndalimi është më bindës te ithtarët e partive të djathta, shkruajnë gazetat e përmendura.
Për këtë sondazh është marrë qëndrimi i 15800 personave.
Në pranverën e këtij viti një grupacion rreth deputetit nacional të SVP/UDC-së Martin Wobman ka nisur grumbullimin e nënshkrimeve për iniciativën për ndalimin e mbulesës, përcjell albinfo.ch. Iniciativa kërkon ndalimin edhe të maskave që përdoren në demonstrata dhe protesta të ndryshme.
E-Diaspora
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit” Një tjetër çmim prestigjioz për gazetarin Diamant Salihu...
-
Gjermani: 14-vjeçari shqiptar kishte pësuar djegie në 80% të trupit, zgjohet nga koma pas 5 muajsh
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë Mërgimtarët pasi u “rehatuan” në aeroplan u desht të presin 5 orë, në fund u dha...
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025