Integrimi
I dëshpëruar me pjesëmarrjen e ulët të shqiptarëve në votime
Këshilltari i Partisë së Gjelbër në Renens, Jakup Ahmeti flet rreth angazhimit të tij politik, pjesëmarrjes së shqiptarëve në zgjedhje...
Jakup Ahmeti është 55 vjeçar dhe vjen nga Ferizaj. Ka të kryer Shkollën e Lartë Pedagogjike në Prishtinë, dega e matematikës. Ka punuar në arsim, në Ferizaj, deri në vitet 90, kur ka ardhur në Zvicër. Këtu ai punon në ndërtimtari, ku bën punën e mbikëqyrësit të ekipit punues, në sektorin e zdrukthëtarisë, në montimin e dritareve, dyerve etj.
* Sa kohë keni që keni filluar angazhimin politik në Zvicër?
Angazhimin politik këtu e kam filluar para 2 viteve ndërsa që nga janari i vitit 2010 jam këshilltar komunal në komunën e Renanit (Renens).
* Keni kandiduar për Partinë e të Gjelbërve. Përse pikërisht për këtë parti?
Ne Partinë e të Gjelbërve jam inkuadruar për faktin se ajo është njëra ndër partitë që ka mbrojtur interesat e popullit shqiptar, para luftës gjatë dhe pas saj. Pastaj edhe për atë se është një parti që i mbron interesat e popullit, pa dallim origjine. Por, ajo që është edhe më me rëndësi, Partia e të Gjelbërve është parti që mundohet të mbrojë ambientin ku jetojnë njerëzit. Lufton kundër ndotjes së ambientit e sidomos kundër centraleve bërthamore. Shembull konkret të rreziqeve të përmendura kemi pasojat e shpërthimit të fundit nuklear në Japoni.
* A ka qenë ky kandidimi juaj i parë për këshilltar komunal?
Ky është kandidimi im i parë, por punën e këshilltarit komunal e kryej prej janarit të vitit 2010.
* Jeni zgjedhur në Parlamentin e komunës suaj. Çka mendoni, cilat vota kanë qenë përcaktuese që të zgjidheni: të zviceranëve, të shqiptarëve apo ato të të huajve tjerë.
Mund të them se jam shumë i dëshpëruar me pjesëmarrjen e komunitetit shqiptar në zgjedhjet e fundit. Ka qenë një pjesëmarrje katastrofike, me gjithë faktin se jam munduar që të ju sqaroj shumicës se duhet të votohet pasi u është dhënë mundësia. Pra, se duhet të shprehet vullneti i çdo qytetari që jeton dhe punon në Zvicër.
Për pjesëmarrjen e dobët të bashkatdhetarëve tanë në këto zgjedhje mund të flas me përgjegjësi të plotë, pasi që kam qenë në komisionin e numërimit të votave dhe kam vërejtur se ka qenë një numër shumë i vogël i shqiptarëve që kanë votuar. Edhe pjesëmarrja e komuniteteve tjera të huaja ka qenë po ashtu shumë e vogël.
* Po në Zvicër, në përgjithësi, a mendoni se shqiptarët janë mjaft aktivë në organizimet politike dhe a marrin pjesë sa duhet në zgjedhje.
Pjesëmarrja e shqiptarëve në arenën politike në Zvicër nuk është e mjaftueshme. Por, në krahasim me të kaluarën është në rritje e sipër dhe besoj që me shkollimin e të rinjve ajo do të rritet edhe më shumë në vitet e ardhshme. Me këtë rast apeloj te të gjithë bashkatdhetarët tanë të cilët kanë të drejtën e votimit, që të votojnë.
* A ju jepet mjaft hapësirë të huajve në komunën tuaj?
Ne komunën ku jetoj unë, të huajt kanë të drejta si çdo qytetar tjetër i komunës. Duhet ta cek këtu se në komunën tonë pjesën më të madhe të popullatës e përbëjnë të huajt.
* Në kantonin Tuaj kanë arritur të zgjidhen 11 shqiptarë si këshilltarë komunalë. Çka mendoni se ka ndikuar që këtu të dalë ky numër, që është shumë më i madh se në kantonet tjera, i kandidatëve po edhe i të zgjedhurve shqiptarë?
Lidhur me arsyen e zgjedhjes së më shumë këshilltarëve në kantonin tonë, kjo pyetje më duket më tepër duhet të ju shtrohet shqiptarëve që jetojnë në kantonet tjera. Shikuar nga ai këndvështrim, sipas mendimit tim janë dy arsye (të mos zgjedhjes edhe në kantonet tjera): mosangazhimi i shqiptarëve në arenën politike në kantonet tjera e sidomos mospjesëmarrja e tyre në zgjedhje.
* Cili ka qenë lëmi për të cilin jeni përcaktuar për të punuar më shumë në parlamentin e komunës suaj?
Nga partia e te gjelbërve si këshilltar komunal jam caktuar në komisionin e peticioneve dhe në komisionin e zjarrfikësve. Po ashtu marr pjesë edhe në komisionet që kanë të bëjnë me ndërtimtarinë.
Albinfo.ch u lë në dispozicion këshilltarëve shqiptarë të porsazgjedhur në kuvendet e komunave zvicerane, një hapësirë për të shprehur opinionet e tyre lidhur me zgjedhjen e tyre por edhe për tema të tjera.
Siç kemi shkruar tashmë, rasti i zgjedhjes së 11 këshilltarëve komunalë vetëm në kantonin Vaud muajin e kaluar, ka bërë bujë të madhe në opinionin shqiptar dhe zviceran. Këshilltari i komunës Renens, Jakup Ahmeti është njëri nga të 11-tët dhe ai e ka fjalën.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor