Shkurt.ch
Nga 50 orë Orange zbret në 2 orë ofertën e saj për Ballkanin
Janë rreth 3 mijë abonentë që telefonojnë në Ballkan (zona 3) të cilët janë të goditur nga ky reduktim
Në vend se për 50 orë, duke filluar ngha 1 maji, abonentët e rinj të „Orange Me” që duan të telefonojnë me vendet e Ballkanit, do të mund ta bëjnë këtë vetëm për 2 orë në muaj. Kompania Orange e ka reduktuar ofertën e paralajmëruar me bujë vitin e kaluar për 50 orë (3000 minuta) telefonim në muaj në kuadër të ofertës prej 90 frangash në muaj. Kështu shkruan gazeta 20 Minuten në numrin e saj të sotëm.
Sipas artikullit, janë rreth 3 mijë abonentë që telefonojnë në këtë zonë (zona 3) të cilët janë të goditur nga ky reduktim. Bëhet fjalë për klientët që kanë shfrytëzuar më shumë telefonatat në Ballkan, të cilët madje kompania orange i ka kontaktuar personalisht dhe ua ka kumtuar ndryshimin e kushteve të kontratës.
Një zëdhënëse e Orange-s ka pohuar për gazetën e përmendur se duke filluar nga mesi i muajit mars është bërë „përshtatja” e kushteve të abonimit të ofertës „Orange-Me”. „Për klientët e rinj vlejnë kushte të reja lidhur me telefonimin në zonën 3. Të gjithë abonuesit që preken nga ky ndryshim do të informohen nga ne në mënyrë individuale për ndryshimet e kontratës”.
Ajo ka përmendur edhe arsyet për këtë ndryshim. „Ne jemi detyruar të marrim këtë hap, për arsyen se një grup i vogël i abonuesve ka shfrytëzuar në vazhdimësi dhe në mënyrë të rregullt për telefonatat në Ballkan gjithë kuotën e ofruar prej 3000 minutash. Kjo ka shkaktuar ngushtica në rrjet dhe ka dëmtuar kualitetin e rrjetit telefonik për në regjionin e caktuar”. Me fjalë të tjera, telefonatat për në Zonën 3 nuk ishin profitabile për Orange-n.
Si „dëmshpërblim” për ndryshimin e kushteve të kontratës, kompania Orange, sipas zëdhënëses, u ofron anbonuesve „ndërprerje falas të kontratës me ç`rast nuk detyrohen të kthejnë telefonin mobil që e kanë marrë në bazë të kontratës me Orange. Po ashtu, 3000 minutat vazhdojnë të vlejnë, por vetëm në Zvicër dhe në zonën 1 dhe 2.
Lexoni po ashtu: Operatori telefonik Orange u jep fund thirrjeve falas në Ballkan
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata Reshjet e borës goditën Zvicrën gjatë orës së pikut. Jo të gjitha qytetet ishin në gjendje...
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus