Sport

Kosovarët vazhdojnë me Zvicrën, fillojnë ofendimet

Futbollistët kosovarë, Granit Xhaka, Valon Behrami, Xherdan Shaqiri do të vazhdojnë të qëndrojnë te Përfaqësuesja zvicerane, duke refuzuar t’i bashkohen Kosovës

Granit Xhaka, Shani Tarashaj dhe Valon Behrami janë ftuar te përfaqësuesja e Zvicrës për ndeshjet eliminatore “Rusia 2018”, duke i dhënë fund pritjeve se treshja së bashku me Xherdan Shaqirin të pranonin të luanin për Kosovën, shkruan albinfo.ch.

 

Xherdan Shaqiri nuk është ftuar shkaku i lëndimit, ndërsa në ekip është edhe Admir Mehmedi e Blerim Xhemaili.

Lajmi ka bërë bujë në rrjetet sociale, pasi adhuruesit e futbollit në Kosovë ishin duke pritur që ata të vendosin të luajnë për Kosovën. Nuk kanë munguar as ofendimet e ndryshme në drejtim të lojtarëve.

Më herët futbollistët si Shaqiri e Xhaka kishin deklaruar se pasi të pranohet Kosovë, atëherë do ta shikonin mundësinë për të luajtur, por kjo nuk ka ndodhur. Gjithashtu Federata e Futbollit e Kosovës kishte konfirmuar më parë se janë duke pritur përgjigjen e tyre dhe kanë qenë të ftuar.

Më parë Behrami, Shaqiri e Xhaka nuk kishin pranuar të luajnë për Kombëtaren shqiptare, me arsyetimin se kuqezinjtë nuk janë interesuar për shërbimet e tyre.

Refuzimi për të luajtur për Kosovën nuk është pritur mirë nga futbolldashit në Kosovë, që sigurisht se nuk do t’i përkrahin si më parë.