Shkurt.ch
Në Këshillin e të huajve në Kreuzlingen – tre shqiptarë
Në mesin e anëtarëve të Këshillit Ndihmës, janë Avni Avdyli dhe Liss Bakalli nga Kosova dhe Arlinda Alili, nga Maqedonia
Komuna e Kreuzlingen-it në kantonin Thurgau ka zgjedhur javën e kaluar anëtarët e rinj të Këshillit ndihmës të të huajve. Një këshill të tillë, që e kanë mjaft komuna zvicerane, Kreuzlingeni e pati themeluar në vitin 2008. Si i tillë ai ka për qëllim që tu ofrojë qytetarëve pa pasaportë zvicerane një mundësi pjesëmarrjeje në vendimet me rëndësi në shoqërinë ku jetojnë.
Në mbledhjen e mbajtur më 19 prill janë zgjedhur pesë anëtarë të rinj dhe janë rizgjedhur 11 nga përbërja e mandatit të kaluar.
Mandati 4 vjeçar i këshillit përkon periudhën legjislative të këshilltarëve komunalë dhe të organeve komunale. Në këtë kontekst, një komision zgjedhor i formuar në muajin shkurt ku bëjnë pjesë përfaqësues të bashkësisë së punës për migracion të Kreuzlingenit, nga këshilli ndihmës dhe nga qyteti kanë propozuar përbërjen e re të këshillit.
Komisioni përzgjedhës ka mbajtur tri mbledhje, me ç`rast ka zhvilluar biseda me të gjithë konkurruesit për këshillin e përmendur, për të konstatuar kompetencën gjuhësore dhe motivacionin e tyre.
Në fund, Kuvendi komunal në mbledhjen e tij të mbajtur më 19 prill ka miratuar propozimin e komisionit. Sipas tij, në mesin e anëtarëve të rinj të Këshillit Ndihmës, që do të fillojnë mandatin e tyre më 1 qershor, janë edhe dy nga Kosova: Avni Avdyli dhe Liss Bakalli. Një shqiptare tjetër, Arlinda Alili, nga Maqedonia ka qenë në këtë këshill edhe në mandatin e kaluar dhe ka vazhduar mandatin e dytë.
Anëtarët tjerë janë nga Gjermania, Turqia, Sllovenia, Sri Lanka, Portugalia, Franca, Spanja, Suedia , Danimarka, Filipinet dhe Sllovakia.
Siç shkruan gazeta St. galler Tagblatt, këshilli, në mandatin e kaluar nuk ka arsyetuar sa duhet ekzistimin e tij. Prandaj pritet që përbërja e re e tij të jetë më e angazhuar që të përfaqësojë me dinjitet pjesën e popullatës së qytetit që nuk ka të drejtë vote. E kjo pjesë në Kreuzlingen përbën saktësisht 50 për qind të banorëve!
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Reshjet e borës bllokuan disa qytete të mëdha, kjo është situata Reshjet e borës goditën Zvicrën gjatë orës së pikut. Jo të gjitha qytetet ishin në gjendje...
-
Zvicër: Si pasojë e borës, transporti publik ka ndërprerje në shumë qytete
-
Negociatat Zvicër-BE: Marrëveshja me BE-në mund t’u kushtojë universiteteve zvicerane 46 milionë
-
Vonesat dhe anulimet e trenave, pse kaosi shpërthen shpesh në shina kur bie bora e parë
-
Aarau shqyrton mundësitë për qytetin e vjetër pa autobus