Shkurt.ch

Barometri zgjedhor favorizon SVP dhe të Gjelbrit liberalë

Pas katastrofës në centralin Fukushima, elektorati është orientuar më tepër në drejtim të mbrojtjes së ambientit

Është publikuar sot në Bernë sondazhi i rregullt, i quajtur ndryshe „barometri i zgjedhjeve” që realizohet nga SRG. Sipas këtij baromnetri, sikur zgjedhjet për Parlamentin Nacional të mbaheshin sot, përqindjen më të lartë të votave do ta mbërrinte SVP (Partia Popullore e Zvicrës).

Për këtë parti votën e tyre do ta jipnin 29.9 për qind e trupit votues zviceran ose 1% më shumë se në zgjedhjet e fundit, shkruan në portalin e sf1.

Pas saj vijnë, ashtu si dhe më parë partitë tjera sipas kësaj radhitjeje: SP me 17.7% do të shënonte rënie prej 1.8%; FDP 15.2% (-2.5%); CVP 12.7% (-1.8%); Të Gjelbrit 10.0% (+1.1%). Ndërsa fitues absolutë do të ishin të Gjelbrit Liberalë. Ata, do të arrinin në pikën 5.4% ose 4.3% më lartë se që kanë qenë.

Ajo që është konstatuar në këtë sondazh është përfitimi që partitë e gjelbra kanë nxjerrë nga „Efekti Fukushima”, që dmth, pas katastrofës në centralin Fukushima, elektorati është orientuar më tepër në drejtim të mbrojtjes së ambientit.