Shkurt.ch

Shkatërrohen mbi 3 milionë vaksina kundër gripit të derrit

Në fund të vitit 2009 federata kishte blerë 13 milionë doza të vaksinave, për të siguruar mbrojtjen nga gripi i derrave

Zvicra, deri në fund të vitit do të shkatërrojë një numër të madh dozash të vaksinave kundër gripit të derrit, të cilat kanë mbetur të papërdorura.

Bëhet fjalë për 3.4 milionë doza që së bashku kushtojnë 56.4 milionë franga.

Krahas çmimit të vetë vaksinave, është llogaritur se vetëm djegia e tyre do të kushtojë 200 mijë franga, ka thënë një zëdhënës i Zyrës Federale të Shëndetësisë (BAG).

Në fund të vitit 2009 federata kishte blerë 13 milionë doza të vaksinave, për të siguruar mbrojtjen nga gripi i derrave, sipas kërkesave të WHO (Organizatës Botërore të Shëndetësisë).

Për këtë numër vaksinash u ishin paguar 84 milionë franga prodhuesve Novartis dhe Glaxo Smith Kline, shkruan news.search.ch.

Ndërsa në fund, në gjithë Zvicrën janë përdorur gjithsej 2.5 milionë doza.