Shkurt.ch
Demokrati Zviceran dënohet për diskriminim racor ndaj myslimanëve
Schmidhauser, përmes një shkrimi kishte bërë thirrje që myslimanëve të Zvicrës, pa përjashtim, të mos u jepet shtetësia zvicerane
Gjykata e lartë e Thurgaut në Frauenfeld ka vërtetuar dënimin e mëparshëm të Gjykatës së Qarkut në Steckborn, sipas të cilit, kryetari i partisë Demokratët e Zvicrës, Willy Schmidhauser është shpallur fajtor për diskriminim racor.
Schmidhauser, përmes një shkrimi të botuar në gazetën e partisë që drejton, kishte bërë thirrje që myslimanëve të Zvicrës, në mënyrë përgjithësuese dhe pa përjashtim, të mos u jepet shtetësia zvicerane. “Ndryshe, lufta dhe vrasjet do të dominojnë përditshmërinë tonë”, kishte shkruar ai në artikullin e përmendur.
Masa e cila i qe shqiptuar nga Gjyqi i qarkut ishte një dënim në të holla me kusht prej 5400 frangash (ose 60 njësi ditore nga 90 franga) dhe një gjobë prej 1170 frangash. Koha provuese e dënimit me kusht i ishte caktuar për tre vjet.
Shkrimi i inkriminuar është botuar në vitin 2007 në gazetën partiake “Schweizer Demokrat” dhe mbante titullin “Përse myslimanët nuk bën të marrin asnjëherë shtetësinë zvicerane”. Gjyqi i Qarkut në vendimin e tij kishte konstatuar se Schmidhauser me deklarimet e tij ka bërë thirrje për diskriminim të një grupi personash vetëm duke u bazuar në religjionin e tyre dhe se ai kishte identifikuar të gjithë myslimanët me islamistët, shkruan Thurgauer Zeitung.
Ndërsa Gjykata e lartë e Thurgaut e ka vërtetuar vendimin e përmendur. Sipas saj, thirrja për mos dhënien e shtetësisë asnjë myslimani, është në vetvete diskriminuese. Kjo e lëndon dinjitetin e tyre. Gjykata e lartë madje masën ndëshkuese të caktuar nga gjykata e qarkut e konsideron si tepër të ulët, por, në mungesë të një ankese nga prokuroria, ajo nuk ka mundësi të rrisë lartësinë e dënimit.
Në procesin e zhvilluar në Gjykatën e lartë në Frauenfeld, Schmidhauser shoqërohej nga një grup kolegësh të tij partiakë. Pas pledoajeut të avokatit të tij, Schmidhauser filloi të mbante një ligjëratë, të cilën ia ndërpreu kryetari i trupit gjykues.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët Çdo të premte, nga ora 13:00 deri në 14:00 (përveç festave zyrtare), ata mund të vizitojnë...
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat? Votuesit në Gjenevë miratuan të dielën masën e qeverisë së tyre për të ulur normat e...
-
Punëtorët zviceranë të ndërtimit negociojnë rritjen e pagave
-
Ticino gjatë rindërtimit pas stuhisë së verës, e lënë pas dore nga qeveria federale
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein