Fotolajmi
Mini-samit për të ardhmen evropiane
Kryeministri italian, Matteo Renzi, kancelarja gjermane, Angela Merkel dhe presidenti francez, Francois Hollande, mbajtën një mini-samit trepalësh në ishullin e Ventotenes, afër Napolit, dhe tema kryesore ishte e ardhmja e Bashkimit Evropian pas vendimit të Britanisë për të lënë bllokun.
Ata gjithashtu diskutuan për sfidat me të cilat përballet Bashkimi, rritja e ngadaltë ekonomike dhe për dhunën e ekstremistëve.
Në një konferencë të përbashkët për shtyp të mbajtur në një aeroplanmbajtëse italiane, Garibaldi, Renzi ka thënë se Evropa do të shkruajë një kapitull për të ardhmen, pas vendimit të Brexit dhe të përqëndrohet në mbrojtjen e përbashkët, të sigurisë dhe në rritjen ekonomike, veçanërisht në zgjidhjen e papunësisë në mesin e të rinjve.
Ata vunë në dukje se përmirësimi i sigurisë dhe ndarja e inteligjencës janë “përparësi absolute” për Evropën, e cila po përballet me dhunën e ekstremizmit islamik.
Hollande theksoi nevojën për përpjekje të përbashkëta në fushën e mbrojtjes, pas një serie sulmesh vdekjeprurëse në Francë dhe në vende të tjera evropiane.
Merkel theksoi se BE-ja po përballet me “sfida të mëdha” dhe ajo duhet të punojë së bashku, sidomos në fushën e sigurisë brenda dhe jashtë vendit.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor