Lajme
Amir Rrahmani lë Shqipërinë, i bashkohet Kosovës
Lojtari i Splitit në ekipin kosovar do t’i bashkohet Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, të cilët gjithashtu braktisën Shqipërinë për t’u kthyer në Kosovë
Amir Rrahmani është lojtari tjetër që ka braktisur Kombëtaren shqiptare të Futbollit për t’iu bashkuar Kosovës. Lojtari i Splitit në ekipin kosovar do t’i bashkohet Milot Rashicës, Alban Mehës dhe Herolind Shalës, të cilët gjithashtu braktisën Shqipërinë për t’u kthyer në Kosovë.
Vendimin për ta lënë Shqipërinë dhe për t’iu bashkuar Kosovës qendërmbrojtësi 22 vjeçar ia ka kumtuar edhe presidentit të FSHF-së, Armand Dukës, përmes një letre lamtumirës. “Dua te ju njoftoj që nga sot nuk do te jem pjese e Kombëtarës së Shqipërisë.
Kam marr vendim që të luaj për Përfaqësuesen e Kosovës, edhe pse ishte shumë e vështirë të vendos”, ka thënë Rrahmani.
Ai thotë se ka pas pak hapësire të tregojë veten te Kombëtarja e Shqipërisë dhe kjo “me ngel shume peng”.
“Kosova ka nevojë për përfaqësim sa më të mirë si një shtet i ri dhe shpresojmë t’i bëjmë krenar të gjithë shqiptarët ashtu siç Shqipëria i bëri krenar. Dua të falënderojë Kombëtaren Shqiptare, drejtuesit e FSHF-së , trajnerët dhe tifozët e kuqezi për mbështetjen e dhënë gjatë kësaj kohe sa isha pjesë e Shqipërisë”, shkruan Rrahmani.
Ata që kanë braktisur Kombëtaren e Shqipërisë janë cilësuar tradhtarë nga disa anlistë dhe simpatizantë të kombëtares.
Por, Ish sulmuesi i Kombëtares kuqezi, Sokol Kushta thekson se, kosovarët të cilët u larguan së fundmi, nuk ka askush të drejtë t’i cilësojë si tradhtarë. Në një intervistë enkas për ‘Panorama Sport’, Kushta foli për çështjen më të fundit në Kombëtares shqiptare dhe largimin e disa futbollistëve.
“Po të flasim për Kombëtaren, duhet të themi, së pari, që është një piedestal. Te ky piedestal vijnë më të mirët dhe marrin famë. Kjo gjë ndodh me Kombëtaren. Unë nuk jam me shprehjen tradhtar, pasi në Kosovë janë lindur shumica dhe mirë bëjnë që do të luajnë aty. Por, disa kanë shfrytëzuar Kombëtaren tonë për shumë qëllime”, thotë ai.
E-Diaspora
-
Shqiptari i zhdukur prej dy javësh në Austri, gjendet i vdekur në Gjermani Është gjetur pa shenja jete trupi i Agim N. me banim në Wels të Austrisë, i... -
Dita e të Drejtave të Njeriut shënohet me apel për barazi reale, qasshmëri dhe pjesëmarrje qytetare -
Vonesë në votimin me postë për diasporën -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Konsullja e Kosovës, pjesëmarrëse në ceremoninë “Escalade” në Gjenevë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Hyn në fuqi marrëveshja e re kolektive kombëtare e ndërtimit Kjo u njoftua bashkërisht nga kompanitë e ndërtimit dhe sindikatat Unia dhe Syna pas raundit të... -
Shqiptarët që shënuan vitin 2025 në Zvicër -
Banorët e evakuuar të Brienzit mund të rikthehen të shtunën -
Qeveria zvicerane thotë se të burgosurit e huaj duhet të marrin sigurim shëndetësor -
Apartamenti më i shtrenjtë në Cyrih, kushton 24,000 CHF në muaj












