Kultura
Dua Lipa, brenda 10 ditëve në dy koncerte “OpenAir” në Zvicër
Adhuruesit e këngëtares me zë dhe paraqitje të veçantë do të kenë rastin që ta shohin dhe përjetojnë më 25 gusht në Cyrih dhe më 3 shtator në Bernë
Dua Lipa, këngëtarja e re shqiptare nga Kosova, e cila për një kohë të shkurtër ka bërë emër të madh më mesin e adhuruesve të muzikës së popullarizuar në botë, është tashmë shumë e dashur edhe nga publiku zviceran. Sigurisht nga kjo arsye ajo është e ftuar dhe do të jetë e pranishme në dy spektakle “OpenAir” që mbahen në Zvicër javën që vjen, njoftonm albinfo.ch. Kështu, adhuruesit e këngëtares me zë dhe paraqitje të veçantë do të kenë rastin që ta shohin dhe përjetojnë më 25 gusht në Cyrih dhe më 3 shtator në Bernë.
Në “OpenAir Zürich” ajo do të këndojë nga ora 18 e 30 deri në orën 19.15. “Viti 2016 është vit i Dua Lipës”, shkruan organizatori në faqen e vet të internetit, duke e bvlerësuar atë si një zbulim të vërtetë në qiellin e pop muzikës.
Dhe kjo nuk do të jetë paraqitja e parë e saj në Zvicër. Në shkurt të këtij viti ajo ka performuar në spektaklin e madh “Swiss Awards” në Cyrih, prej nga kishte raportuar edhe albinfo.ch.
“Britanikja e bukur do ta interpretojë hitin e saj “Be the One” më 3 shtator në “Enbergy Air”, shkruajnë në faqen e tyre të internetit organizatorët e këtij spektakli nën qiell të hapur që mbahet në Bernë.
Për të siguruar biletën për koncertin në Cyrih, e klikoni këtë link: http://www.zurichopenair.ch/en/tickets/
Për biletat në Sadiumin Stadesuisse në Bernë:
https://www.energy.ch/air/tickets
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor