Shkurt.ch
Marty nuk kandidon më!
Dick Marty, me moskandidimin e tij në Dhomën e Kantoneve, nuk do të jetë më as në Këshillin e Evropës në legjislaturën e ardhshme
Dick Marty, politikani kontrovers i Zvicrës, i bëerë së fundi i njohur me raportin për „trafikimin e organeve”, ka vendosur që të mos kandidojë më në mandatin e ardhshëm për postin e deputetit të Dhomës së kantoneve të Parlamentit Nacional të Zvicrës. Marty ka përfaqësuar kantonin e Tesinës për FDP-në (Partinë Liberale) në këtë dhomë pa ndërprerje, duke filluar nga viti 1995, që d.t.th. plot 4 mandate.
Në bazë të kësaj pozite, ai është zgjedhur edhe deputet në Këshillin e Evropës.
Dega e FDP-së për kantonin e Tesinës është njoftuar me shkrim nga Marty për moskandidimin e tij të mëtejmë. Duke iu përgjigur vullnetit të tij të shprehur, një kuvend i FDP-së, i mbledhur të enjten ka vendosur të mos e kandidojë më Martyn për postin e deputetit.
Duke qenë se Marty nuk ndodhej në Zvicër ditën kur u publikua njoftimi, mediet zvicerane nuk kanë pasur mundësi të marrin qëndrimin e tij lidhur me moskandidimin.
Ajo që dihet është se, duke qenë që posti në Dhomën e Kantoneve është bazë prej të cilës dalin kandidaturat për vendin e deputetit në Këshillin e Evropës, Dick Marty, me moskandidimin e tij, nuk do të jetë më as në Këshillin e Evropës në legjislaturën e ardhshme.
Nëse mund të kuptohet kjo si tërheqje e tij nga jeta aktive politike, mbetet të pritet prononcimi i tij.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih hap dyert për bashkatdhetarët Çdo të premte, nga ora 13:00 deri në 14:00 (përveç festave zyrtare), ata mund të vizitojnë...
-
Urim Dakaj, edhe një mandat në Asamblenë e Neuhausenit
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein
-
Hilmi Gashi rizgjidhet asamblist në Muri-Gümligen në Bernë
-
Hamza vazhdon fushatën në Gjermani, takoi bashkatdhetarët në Hannover e Köln
Jeta në Zvicër
-
Si do të përfitojnë banorët e Gjenevës nga taksat më të ulëta mbi të ardhurat? Votuesit në Gjenevë miratuan të dielën masën e qeverisë së tyre për të ulur normat e...
-
Punëtorët zviceranë të ndërtimit negociojnë rritjen e pagave
-
Ticino gjatë rindërtimit pas stuhisë së verës, e lënë pas dore nga qeveria federale
-
CED: Ura që lidh Maqedoninë me Zvicrën përmes edukimit ndërkulturor
-
Klodina Guraziu e para shqiptare e zgjedhur në asamblenë e komunës Rebstein