Fotolajmi
Merkel: Burka pengon integrimin e grave në Gjermani
Propozimi ishte paraqitur nga anëtarët e partisë qeverisëse konzervatore CDU.
“CDU pajtohet se mbulimi i plotë i fytyrës është pengesë për integrimin”, tha sekretari i partisë së përgjithshme, Peter Tauber. “Prandaj ne do ta ndalojmë.”, thotë Tauber.
Një anëtar i Partisë së Gjelbër, Tarek al Wazir, tha se edhe pse mbulimi i plotë i fytyrës është i gabuar, nuk mund të ndalohet çdo gjë që ju pengon.”
Ndërkohë, kancelarja gjermane, Angela Merkel, ka thënë se një grua e mbështjell tërësisht me shami vëshirë se ka ndonjë shans që të integrohet në Gjermani.”
Gjermania është në gatishmëri të lartë pas disa sulmeve terroriste që kanë ndodhur në vend.
Në korrik 18-vjeçari gjerman me origjinë iraniane vrau 10 persona në një qendër tregtare në Mynih.
Disa ditë më vonë, në të njëjtit muaj pesë persona u plagosën, pasi një burrë i armatosur me një sëpatë dhe një thikë ka sulmuar një tren pasagjerësh pranë qytetit të Würzburg.
I armatosuri, thuhet se kishte lidhje me ISIS-in, dhe ka bërë përpjkje për të shpëtuar nga treni, policia speciale gjermane qëlloi dhe e vrau.
Në incidentin e fundit më korrik 12 persona u plagosën në një shpërthim bombe në qytetin Ansbach në Bavari.
Bombarduesi, i cili ka shprehur besnikëri ndaj shtetit islamik ISIS, ishte i vetmi i vrarë në këtë inicident.
Pas një serie sulmesh, partitë e mëdha në Gjermani thanë se ishin të gatshëm për të futur ligje të reja të sigurisë për të forcuar luftën kundër ekstremizmit.
Ministria e Brendshme e Gjermanisë thuhet se ka në plan për të futur një ndalim mbi financimin e xhamive nga organizatat e huaja dhe heqjen e shtetësisë së dyfishtë.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët