Fun

Melburni australian, qyteti më i mirë për të jetuar

 

Melburni australian për gjashtin vit me radhë ka marrë epitetin si  qyteti më i mirë për të jetuar, në bazë të analizës së Unita Economist Intelligence, përcjell albinfo.ch.

Janë klasifikuar qytetet në 140 vende në 30 kritere, duke përfshirë sigurinë, kujdesin shëndetësor, arsimin, kulturën, infrastrukturën dhe  mjedisin.

Qyteti i dytë në listë është Vjena. Më pas në radhitje vijnë Vancouver, Toronto, Calgary, Aldelajd, Perth, Auckland, Helsinki dhe Hamburg.

“Është fantastike”, – tha kryetari i Melbournit, Robert Doyle.

Është thënë se është e mirë për të jetuar në qytetet e mesme, në vendet e pasura, të cilët nuk janë të populluara shumë.

Më së keqi jetojnë në Damaskun e vrafër, Tripoli dhe Lagos. I vetmi qytet Evropian që është në top 10 qytetet më të këqija është Kievi.