Shkurt.ch

Shpallet i pafajshëm bankieri Holenweger

Atij, me këtë rast i është dhënë kompensim në vlerë prej 400 mijë frangash dhe dëmshpërblim prej 35000 frangash

Oscar Holenweger, një bankier i cili akuzohej për pastrim parash, falsifikim dëshmishë dhe mitdhënie, është shpallur sot i pafajshëm nga Gjykata Penale Federale në Bellinzona.

Atij, me këtë rast i është dhënë kompensim në vlerë prej 400 mijë frangash dhe dëmshpërblim prej 35000 frangash.

Kreu i trupit gjykues Peter Popp, lidhur me vendimin ka deklaruar se nuk ka pasur dëshmi që veprimin e bankierit Hollenweger do ta kualifikonin si vepër penale.

Po ashtu, marrja për bazë e pohimeve të një dëshmitari të fshehur (që ishte baroni i drogës Ramos) është sipas gjykatës, veprim i palejueshëm.

Dëshmia e marrë nga një person i tillë vë në dyshim edhe të gjitha hetimet e realizuara pastaj, në bazë të saj, është shprehur gjykata, e cila me vendimin e saj miraton qëndrimin e mbrojtjes së ish bankierit Holenweger.