Shkurt.ch
Një letër anonime rreth “objektit misterioz”
Policia, me gjithë faktin e marrjes së letrës, nuk mund të ndërpresë hetimet e saj
Një letër anonime i ka arritur dje policisë në Unterseen (Bernë) në lidhje me objektin misterioz në formë trapi, të gjetur ditë më parë në Liqenin e Thunit.
Dërguesi i panjohur i letrës sqaron se objekti në fjalë, (me dimensione 90 X 70 cm) është pjesë e një rituali të ndarjes nga jeta, shkruan 20minuten.ch.
Ai ose ajo, ka kërkuar falje se me veprimin e vet ka shkaktuar angazhim të shtuar të policisë dhe autoriteteve tjera si dhe shqetësim te popullata. Siç është shkruar tashmë, krahas policisë, për zbulimin e prejardhjes së objektit “misterioz” janë angazhuar edhe 20 ekspertë.
Policia, me gjithë faktin e marrjes së letrës, nuk mund të ndërpresë hetimet e saj, për arsye se ende nuk përjashtohet mundësia që mbrapa aktit të fshihet ndonjë veprim kriminal. Në të mirë të hetimit, policia kërkon nga dërguesi anonim të identifikohet.
Siç shprehet në kumtesën zyrtare, autori i letrës nuk do të bartë pasoja.
Objekti në formë trapi prej druri është gjetur të premten që shkoi. Në të gjendeshin, veç tjerash një përparëse dhe gjësende tjera të foshnjave.
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin