Integrimi
Shqiptari, kuzhinieri numër një në botë
Rene Rexhepi, shqiptar me prejardhje nga Tetova, në restorantin e tij në Kopenhagë ofron specialitete nordike

Restoranti “Noma”, pronë e yllit të gastronomisë, Rene Rexhepit, një shqiptari nga Danimarka, me prejardhje tetovare, është zgjedhur në krye të listës së 50 restoranteve më të mira në botë. Listën e ka bërë revista e specializuar britanike “Restaurant Magazine”.
Restoranti ndodhet në Kopenhagë dhe është i vendosur në një kantier të vjetër, të rinovuar të anijeve. Në këtë restorant shërbehen kryesisht specialitete nordike.
Siç shkruan blick.ch, ushqimet që ofron restoranti i shqiptarit Rexhepi janë të klasit superior dhe ato shërbehen në një atmosferë shumë të këndshme.
Mirëpo, vazhdon teksti, po të këtij niveli janë edhe çmimet. Për një darkë për dy persona, bashkë me verën është dashur të paguhen rreth 770 franga. E pra: gëzuar.
E-Diaspora
-
Njihuni me familjen që la Zvicrën për të jetuar në Kosovë Familja kosovare që u kthye në Kosovë pas disa vitesh qëndrimi në Gjenevë...
-
Kur e qeshura bëhet atdhe – “Luli & Goni Lemes”, me premierë në Zvicër
-
Policia austriake zbulon shkelje të shumta në furrat e bukës me pronarë nga Ballkani
-
Pjesë e orës së mësimit për nxënësit shqiptarë në Romë u bë edhe Çiftelia
-
Vrau 39-vjeçarin shqiptar me thikë në Itali, lirohet i mituri
Jeta në Zvicër
-
Lista e aeroporteve më të mira në planet për vitin 2025, ja kush kryeson 20 aeroportet më të mira në botë ...
-
Uji i pijshëm rreth EuroAeroportit, i ndotur dhe i kontaminuar
-
Rreth 23 milionë lepurushë çokollate të prodhuar në Zvicër për Pashkë
-
Çfarë mbulon sigurimi shëndetësor në Zvicër për kujdesin ndaj shëndetit mendor?
-
Rregullimi i platformave online në Zvicër shtyhet sërish – kritika për vonesën