Shkurt.ch

Në Aeroportin e Cyrihut, më shumë drogë se para një viti

Në tremuajshin e parë, në Aeroportin e Cyrihut është sekuestruar sasi dukshëm më e madhe e narkotikëve krahasuar me periudhën e njëjtë të një viti më parë. Nga 1janari deri më 31 mars janë kapur 21 kg kokainë dhe 12 kg heroinë, ndërsa në periudhën e njëjtë të vitit 2010 ishin zënë 23 kg kokainë dhe 4 kg heroinë.

Krahas shtimit të sasisë, janë zbuluar edhe mënyra të reja të paketimit të drogës nga transportuesit e tyre, shkruan në portalin news.search.ch.

Droga e gjetur ka qenë e vendosur në rroba, në dyshekë me ajër, në konsola të lojërave kompjuterike ose në jastëkë, në dyshemetë e dyfishta të valixheve etj. Madje, dhjetë herë janë kapur udhëtarë që kishin fshehur narkotikët në trupin e tyre, ka njoftuar dogana e Aeroportit të Cyrihut.