Shkurt.ch

Në kërkim të prejardhjes së objektit misterioz

Dyshimet shkojnë në drejtim të mundësisë që ky objekt të ketë lidhje me ndonjë zhdukje fëmijësh apo krim të kryer ndaj tyre

Gjetja e një objekti misterioz në Liqenin e Thunit ka vënë në lëvizje policinë dhe ekspertët e atjeshëm për të zbuluar prejardhjen. Fjala është për një imitim të trapit të drurit, në dimensione të vogla, ku është vendosur një përparëse fëmijësh në vend të velave si dhe disa lodra dhe objekte tjera që përdoren për foshnjat.

Lidhur me rastin tashmë janë angazhuar 20 ekspertë të fushave të ndryshme.

Dyshimet shkojnë në drejtim të mundësisë që ky objekt të ketë lidhje me ndonjë zhdukje fëmijësh apo krim të kryer ndaj tyre, shkruajnë mediet zvicerane. Por, po ashtu nuk përjashtohet edhe mundësia që trapi në fjalë të jetë një lodër ose pjesë e ndonjë rituali.

Kërkimi i prejardhjes së këtij objekti, përveç në liqe, ka vazhduar dje edhe në vendbanimet në breg të liqenit ku është gjetur. Deri më tash nuk është gjetur asgjë që mund të zbardhte prejardhjen e objektit misterioz.