Shkurt.ch
Kantoni Vaud, mungesë vendesh për refugjatët
Llogaritet se shifra mujore e refugjatëve të ardhur në gjithë Zvicrën mbërrin në 750 veta
Në kantonin Vaud, është paraqitur muzngesë akute e vendeve për strehimin e refugjatëve. Për këtë arsye qeveria e kantonit ka vendosur të vejë në dispozicion për strehimin e azilkërkuesve edhe dy ndërtesa; njëra në Mont-sur-Lausanne dhe tjetra në Gland. Të dyja bashkë ofrojnë vend për 116 persona.
Mirëpo, ky numër vendesh as përafërsisht nuk plotëson kërkesat që ka kantoni për strehim të refugjatëve. Për këtë arsye administrata kantonale është duke kërkuar edhe 500 vende tjera. Ato nevojiten për tu bërë vend refugjatëve të shumtë që po vijnë dhe që pritet të vijnë në Zvicër, kryesisht nga Eritrea, Nigeria dhe Tunizia, shkruajnë mediet zvicerane duke iu referuar agjencisë së lajmeve SDA.
Aktualisht, qendrat për pranim të refugjatëve po regjistrojnë një shtim rreth 50 për qind të mesatares së ardhjes së refugjatëve në Zvicër. Llogaritet se shifra mujore e të ardhurve në gjithë Zvicrën mbërrin në 750 veta.
Ndarja e tyre nëpër kantone bëhet në bazë të një “çelësi”, që përcaktohet në varësi nga madhësia dhe fuqia ekonomike e kantonit. Me 8.4% të të gjithë refugjatëve të Zvicrës, që duhet t`i strehojë, Kantoni Vaud zë vendin e tretë. Kantoni i Cyrihut strehon 17% ndërsa ai i Bernës 13.5% të refugjatëve që vij në nbë Zvicër.
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin