CH-Ballkani
Dua Lipa nderohet nga Presidenti Thaçi me Medalje Presidenciale
Këngëtarja kosovare me famë botëroreështë shprehur e lumtur dhe krenare me mundësitë për të promovuar vendin e saj. “Jam shumë e lumtur dhe krenare që mundem të prezantojë vendin tim dhe që mundem të vi, të bëj një koncert kësisoj. Është pak e papërshkrueshme, veçse jam shumë shumë e lumtur”
Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka pritur sot këngëtaren kosovare me famë botërore Dua Lipa, e cila ishte e shoqëruar edhe nga babai i saj, ish-këngëtari i bendit “Oda”, Dukagjin Lipa, thuhet në një njoftim nga presidenca e Kosovës.
Këngëtaren Dua Lipa, presidenti Thaçi e ka dekoruar me Medaljen Presidenciale të Meritave.
“Ky sukses i Duas është sukses i të gjithë atyre që krenohen për të sotmen dhe për të ardhmen tonë. Ky sukses është vetëm fillimi i një shpërthimi të madh në arenën ndërkombëtare”, është shprehur presidenti Thaçi.
Ai ka thënë se Kosova po e ndërton në mënyrë dinjitoze identitetin e suksesit kosovar, prandaj si President i Republikës së Kosovës, ka nderin dhe kënaqësinë që për kontributin e veçantë t’i ndajë këtë medalje Dua Lipës për suksesin e saj.
Në anën tjetër, këngëtarja kosovare me famë botërore, Dua Lipa, është shprehur e lumtur dhe krenare me mundësitë për të promovuar vendin e saj.
“Jam shumë e lumtur dhe krenare që mundem të prezantojë vendin tim dhe që mundem të vi, të bëj një koncert kësisoj. Është pak e papërshkrueshme, veçse jam shumë shumë e lumtur”, është shprehur këngëtarja Dua Lipa.
Presidenti Thaçi ka thënë se viti 2016 ishte vit i Kosovës, vit i Duas, vit i Majlindës, i Ritës dhe i të gjithë atyre futbollistëve kosovarë gjithandej nëpër botë”, thuhet në përfundim të njoftimit.
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor