Zhvillim

Për pak javë pritet të përurohet rruga Tamarë-Vermosh

Projekti rrugor për rilindjen e kësaj treve është pjesë e Projektit të Integruar të Alpeve, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi dhe është financuar nga fondet e IPA-s (BE)

Për pak javë pritet të përurohet rruga Tamarë-Vermosh, 30 kilometra e gjatë, përmes së cilës shqiptarët e Plavës e Gucisë do të lidhen me Shqipërinë përmes pikëkalimit të Vermoshit.

Kufiri më i largët i Shqipërisë me Malin e Zi do të kthehet në një nga investimet infrastrukturore bashkëkohore dhe me cilësi të lartë, pavarësisht që terren është mjaft të vështirë, po vlerësojnë ekspertët.  Kjo rrugë, ndërkaq, do t’i lidh afro 6.400 banorëve të Njësisë Administrative Kelmend me Bashkinë e Shkodrës.

Rruga Tamarë-Vermosh pritet që të jetë një shtytje edhe për zhvillimin e turizmit në zonën e alpeve shqiptare në Kelmend. Një fluks i shtuar trafiku do të ketë një impakt në përmirësimin dhe diversifikimin e ekonomisë në këto zona.

Projekti  rrugor për rilindjen e kësaj treve është pjesë e Projektit të Integruar të Alpeve, në kuadër të bashkëpunimit ndërkufitar me Malin e Zi dhe është financuar nga fondet e IPA-s (BE).

Rruga përfshinë ndalesa ballkonesh panoramikë , që ofronë  pamje mahnitëse mbi Leqet e Hotit.