Zhvillim
Aeroporti “Adem Jashari” certifikohet me “Airport Carbon Accreditation”
Akreditimi i Karbonit në Aeroporte është program i cili administrohet nga kompania WSP Parsons Brinckerhoff të caktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë (ACI Europe), i cili përfaqëson rreth 500 aeroporte nga 45 vende evropiane
Aeroporti Ndërkombëtar i Prishtinës “Adem Jashari” është certifikuar në nivelin e parë të programit për Akreditimin e Karbonit në Aeroporte (Airport Carbon Accreditation) për kontributin e dhënë në përcaktimin e burimeve dhe kalkulimin e emetimit të gazrave serë në baza vjetore brenda kompanisë, njofton Zyra për marrëdhënie me publikun e aeroportit “Adem Jashari”.
“Duke marrë parasysh problemet qe vijnë si rezultat i kësaj dukurie dhe ndikimin e aeroporteve në rritjen e vetëdijes për mbrojtjen e ambientit, Aeroporti i Prishtinës ka filluar me identifikimin e faktorëve ndikues, për të vazhduar me planifikimin e strategjive që do të ndikojnë pozitivisht në zvogëlimin e emetimit te gazrave”, thuhet në vlerësimin e këtij program.
Akreditimi i Karbonit në Aeroporte është program i cili administrohet nga kompania WSP Parsons Brinckerhoff të caktuar nga Këshilli Ndërkombëtar i Aeroporteve në Evropë (ACI Europe), i cili përfaqëson rreth 500 aeroporte nga 45 vende evropiane.
Sipas statistikave të Asociacionit Evropian të Aviacionit, që prej fytjes në përdorim të terminalit të ri në tetor të vitit 2013, aeroporti “Adem Jashari” po arrin të futet në konkurrencën evropiane për standarde aeroportuale. Aeroporti i Prishtinës me kapacitetet e tanishme mund t’i përballojmë deri në 4.5 milionë pasagjerë në vit dhe në orët më të zëna (të pikut) ai mund t’i menaxhojë deri në 16 fluturime brenda një ore, në të dyja drejtimet, vajtje-ardhje.
Të tjera nga Zhvillim
E-Diaspora
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24 Spitex Mednest24 kontribuon në përmirësimin e cilësisë së jetës së njerëzve të moshuar ose të sëmurë...
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
-
Ka mashtruar me baste sportive: Gjykata Federale konfirmon dëbimin e kosovarit
Jeta në Zvicër
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh Burri po mbahej me një të burgosur tjetër në një burg në qytetin lindor të Semnanit,...
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit
-
Banka Kombëtare e Zvicrës pret të mbyllë vitin financiar 2024 me 80 miliardë franga fitim