Uncategorized
Maqedonia mban sot ditë zie
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pas vërshimeve që goditën Shkupin dhe pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, Bëhet me dije se ka edhe disa të zhdukur
Qeveria e Maqedonisë e ka shpallur ditën e sotme, 8 gushtin, ditë zie në Republikën e Maqedonisë.
“Qeveria solli vendim për ekzistim të gjendjes së krizës në rajonin e Shkupit dhe Tetovës në kohëzgjatje prej 15 ditëve, si dhe vendim për ndarje e një shume të pakthyeshme në para në vlerë prej 300.000 denarëve për familjet e viktimave”, thuhet në një kumtesë të lëshuar sot nga Qeveria.
Në kumtesë më tutje thuhet se Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim është e angazhuar që pajisjet e tërësishme, nga të gjitha rajonet në vend, t’i vendosë në dispozicion të rajoneve të krizës, ndërsa komunave të cilat disponojnë me vakuum cisterna u rekomandohet t’ua lënë në dispozicion Qytetit të Shkupit.
Të paktën 21 persona kanë humbur jetën pas vërshimeve që goditën Shkupin dhe pjesën veriperëndimore të Maqedonisë, kanë bërë të ditur për Radion Evropa e Lirë, zyrtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme.
Vërshimet e shkaktuara nga shirat e rrëmbyeshëm në mbrëmjen e të shtunës, shkaktuan edhe lëndimin e dhjetëra qytetarëve të tjerë dhe bëhet me dije se ka edhe disa të zhdukur.
Në mesin e viktimave është edhe një fëmijë dy vjeç.
Ministri i Punëve të Brendshme i Maqedonisë, Mitko Cavkov, tha policia dhe institucionet tjera të vendit me ekipet e tyre gjenden në terren, ku vazhdojnë kërkimet, duke kontrolluar çdo metër për gjetjen e viktimave.
“Mbetet që institucionet shtetërore, bashkë me qytetarët e Republikës së Maqedonisë, të aktivizohen masovisht, sepse gjatë ditëve të ardhshme na presin shumë sfida për sanimin e pasojave nga vërshimet”, ka deklaruar ministri i Punëve të Brendshme
Të tjera nga Uncategorized
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit