Shkurt.ch
Sot, zgjedhjet për qeveritë komunale në Kantonin e Gjenevës
Për 137 vende, në 45 komuna, konkurrojnë 204 kandidatë partish të ndryshme
Sot në kantonin e Gjenevës zhvillohen zgjedhjet për qeveritë e 45 komunave sa ka kantoni. Për 137 vende konkurrojnë 204 kandidatë partish të ndryshme. Për qeverinë e komunës së qytetit të Gjenevës që përbëhet nga pesë anëtarë, garojnë dhjetë kandidatë, prej të cilëve tri femra.
Qeveria komunale e Gjenevës aktualisht mbizotërohet nga e majta: atë e përbëjnë katër politikanë të majtë dhe një i djathtë.
Partitë e majta janë unifikuar, duke formuar një listë të përbashkët, ndërsa e djathta paraqitet e përçarë në disa pjesë. Kësshtu, Partia Liberale, në Gjenevë garon ndaras nga FDP, ndërsa një nga kandidatet e saj madje ka hyrë në listën e SVP-së (UDC).
Nga ana tjetër lëvizja e djathtë populiste “Mouvement citoyens genevois” (Lëvizja Qytetare e Gjenevës” kandidon me listën e saj.
Nisur nga rezultatet e zgjedhjeve për këshilltarë komunash, të mbajtura muajin e kaluar, pritet që të rrezikohet shumica komode që ka e majta në qeverinë e qytetit të Gjenevës. Ky rrezik asaj i vjen nga Mouvement citoyens genevois.
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin