Shkurt.ch
Më shumë të drejta për etërit e shkurorëzuar
Pritet të ndodhë që në ligj së pari të futet e drejta e kujdestarisë dhe më pastaj ajo e alimentacionit
Protesta për të drejtën e kujdestarisë për fëmijë, e zhvilluar nga organizatat që mbrojnë të drejtat e baballarëve dhe të burrave duket se është kurorëzuar me sukses. Kjo del nga premtimi që dha ministrja e drejtësisë, Simonetta Sommaruga, pas debatit që pati me përfaqësues të mbi 30 organizatave të grave, etërve, burrave dhe fëmijëve.
Ajo u pajtua që, ndryshe nga sa ishte planifikuar më parë, e drejta e kujdestarisë të mos futej në ligj paralelisht me të drejtën e mbajtjes (alimentacionit). Pritet të ndodhë që në ligj së pari të futet e drejta e kujdestarisë dhe më pastaj ajo e alimentacionit.
Me këtë, do të përfitojnë etërit e ndarë, të cilët ankohen për trajtim të pabarabartë në krahasim me gratë.
Të gjithë pjesëmarrësit e debatit u pajtuan se në ligj duhet të theksohet e drejta e të dy prindërve për kujdestari mbi fëmijët e tyre të përbashkët.
E-Diaspora
-
Shoqata “ILIRËT” do të prezantohet me këngë e valle shqiptare në qytetin Gland Si çdo vit, edhe këtë nëntor do të mbahet festa shumëkulturore e qytetit Gland, të shtunën,...
-
Kosovari nga Austria po voziste një veturë të vjedhur para 11 vjetëve
-
Kurti uron Ditën Kombëtare të Austrisë
-
“Siparantum” valëvit flamurin e Kosovës në Spanjë, krahas 32 shteteve
-
Arrestohet shqiptari nga Gjermania për keqpërdorim të fëmijëve në pornografi
Jeta në Zvicër
-
Qiratë e larta i pengojnë njerëzit të ndryshojnë apartamentet Edhe pse popullsia zvicerane po rritet me shpejtësi, numri i njerëzve që lëvizin është ulur ndjeshëm...
-
Gjashtë lajmet që “përmblodhën” Zvicrën këtë javë
-
Sa i rëndësishëm është për Zvicrën fituesi i zgjedhjeve në SHBA?
-
Aeroplani zviceran u detyra të bëjë ulje të paplanifikuar, kjo është arsyeja
-
Eurovision Song Contest në Bazel: EDU dorëzon referendumin