Integrimi
Fillojnë kampionatin me nderimin për viktimën e Munihut, Armela Segashi
Me një transparent të madh që e kanë shpalosur para fillimit të lojës në Pipinried si mysafir, i kanë shprehur ngushëllime familjes Segashi
Futbollistët e klubit Landsberg që bën gara në Ligën e Bavarisë e kanë filluar kampionatin me një gjest prekës. Ata me një transparent të madh që e kanë shpalosur para fillimit të lojës në Pipinried si mysafir, i kanë shprehur ngushëllime familjes Segashi.
Siç dihet tashmë, Armela Segashi, vajza 14 vjeçe ka humbur jetën në atentatin e bërë muajin e kaluar në Munih dhe tashmë është varrosur në Kosovë, përcjell albinfo.ch atë që shkruajnë mediat gjermane. Armela është motra e Arbnor Segashit, lojtarit të klubit Pipinsried.
Trajneri i klubit ia ka lënë Arbnorit që të vendosë për angazhimin e tij në ndeshjen e parë, dhe lojtari me prejardhje nga Kosova ka vendosur të luajë në 11-shen e parë.
Pas një minute heshtjeje, ndeshja ka filluar.
Disa orë para kësaj, në Munih është zhvilluar një ceremoni mortore kushtuar viktimave, me pjesëmarrjen e familjarëve të viktimave dhe përfaqësuesve të shtetit, transmeton albinfo.ch. Kardinali dhe ipeshkvi i Munihut Reinhard Marx së bashku me peshkopin evangjelist Heinrih Bedford-Strohm kanë drejtuar ceremoninë kishtare në katedralen e Munihut.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor