Shkurt.ch

Pranohet për procedim iniciativa “1:12”

Iniciativa ka për qëllim që të ardhurat më të larta të menaxherëve të mos tejkalojnë më shumë se 12 fish të ardhurat e punëtorit

Është pranuar në pörocedim sot iniciativa e socialistëve të rinj (Juso) të Zvicrës «1:12», përmes të cilës synohet zvogëlimi i dallimeve në paga brenda ndërmarrjeve zvicerane. Përmes grumbullimit të 113.005 nënshkrimeve është përmbushur kushti formal për pranimin e iniciativës për votim gjithëpopullor në nivel të shtetit.

Iniciativa ka për qëllim të mundësojë që të ardhurat më të larta të menaxherëve të mos tejkalojnë më shumë se 12 fish të ardhurat e punëtorit të paguar më së paku në ndërmarrjen e njëjtë. Si rrogë, në këtë rast llogaritet shuma e të gjitha të ardhurat lëndore dhe shërbimet që merr një i punësuar.

Në radhë është Qeveria Federale e cila duhet tüë marrë qëndrimin e saj lidhur me çështjen. Pas kësaj, iniciativa i kalon Parlamentit Nacional. Në parlament aktualisht po shqyrtohet iniciativa kundër zhvatësve, e cila merret me një temë të përafërt.