Shkurt.ch

Parlamenti kundër kufizimit të orarit të shitoreve

Sipas qëndrimit të parlamentit, shitoret duhet të lejohen të vendosin vetë për kohëzgjatjen e hapjes së tyre

Parlamenti Nacional i Zvicrës është shprehur me shumicë votash për liberalizimin e kohës që shitoret mund të mbahen hapur. Sipas qëndrimit të parlamentit, shitoret duhet të lejohen të vendosin vetë për kohëzgjatjen e hapjes së tyre.

Duke votuar kështu, deputetët kanë mbështetur një kërkesë të ardhur nga radhët e FDP-së, e cila kërkonte që në të ardhmen kantonet të munden të vendosin vetë për mbajtjen hapur të lokaleve.

Sipas rregullave aktuale, shitoret duhet të qëndrojnë mbyllur së paku nga ora 23 deri në orën 6, shkruan drs.ch. Mirëpo, në shumë kantone veprojnë rregulla më të ashpra.

Nëse edhe dhoma e kantoneve e voton parashtresën e bërë nga FDP, Qeveria Federale do të obligohet të përpilojë një ligj që do të përkonte me vendimet e dy dhomave të parlamentit.