Lajme

Mërgimtari i zhgënjyer me trajtimin në Kosovë

Video e tij ka bërë shumë bujë të madhe, madje për një kohë të shkurtë ka marrë mbi katër mijë pëlqime ose ‘like’ dhe mbi 350 komente

Një mërgimtar i cili jeton në Gjermani, Artan Sallauka është shprehur i dëshpëruar me trajtimin në Kosovë. Ai ka shpërndarë një video në profilin e tij në “Facebook”, video që është popullarizuar shumë, shkruan albinfo.ch.

Në këtë video prej katër minutash ai tregon sesi ka ardhur nga jashtë për të qëndruar në Kosovë, kurse trajtimi nuk ishte fare i mirë. Sipas tij qytetarët në Kosovë iu kanë drejtuar ‘ku je shaci, ku je gjerman’ e kështu me radhë, derisa njëri e ka sharë, pasi kishte bërë një gabim në komunikacion.

Sallauka ishte i mllefosur me këtë pritje, kurse ka thënë se në Kosovë ka ardhur për familjen e tij, por edhe për të vizituar vendlindjen që nuk mund ta harrojë. Video e tij ka bërë shumë bujë të madhe, madje për një kohë të shkurtë ka marrë mbi katër mijë pëlqime ose ‘like’ dhe mbi 350 komente.

Kjo nuk është hera e parë që ai poston këso video, derisa duket shumë i dashuruar në Kosovën. Ai më herët ka pasur edhe mesazhe drejtuar politikanëve kosovarë.

Shikoni viedon: