Shkurt.ch

Romët nga Maqedonia, zero shanse për azil

Kjo, për faktin se Maqedonia, ashtu si dhe të gjitha vendet e Ballkanit, është futur në listën e “vendeve të sigurta

Në tre muajt e parë të këtij viti, 190 shtetas të Maqedonisë, ose 124% më shumë se para një viti, kanë bërë kërkesë për azil në Zvicër. Siç njoftojnë burimet e Entit për Migracion, bëhet fjalë kryesisht për njerëz me përkatësi etnike rome, shkruan blick.ch.

Që nga dhjetori i vitit 2009, kur shtetasit e Maqedonisë qenë liruar nga detyrimi i vizave, romët ia mësyjnë perëndimit të Evropës, rregullisht në pranverë dhe në vjeshtë. Ata me këtë rast shtrojnë kërkesa për azil, dhe arsyeja është mungesa e perspektivës sociale ekonomike në vendin e tyre.

Por, siç thotë një zëdhënëse e Entit për Migracion, shanset që atyre tu shqyrtohet baza për azil janë të barabarta me zero. Kjo, për faktin se Maqedonia, ashtu si dhe tashmë të gjitha vendet e Ballkanit, është futur në listën e “vendeve të sigurta”. Në këto vende konsiderohet se respektohen të drejtat e njeriut.