Vera në Vendlindje
“Një lule për Jasharajt”, fillojnë „Ditët e Diasporës” në Prekaz
Në Prekaz të Skenderajt të hënën mbrëma u mbajt manifestimi tradicional “Ditët e Diasporës”, i cili këtë vit u hap me aktivitetin “Një lule për Jasharajt”.
Një grup bashkatdhetarësh dhe qytetarësh të tjerë, të prirë nga ministri i Diasporës në Qeverinë e Kosovës, Valon Murati, fillimisht kanë bërë homazhe në varrezat e Jasharajve.
Me këtë rast, ministri Murati tha se Prekazi dhe sakrifica e Jasharajve për liri, janë vlera universale, andaj i takojnë mbarë botës dhe njerëzimit.
“Edhe këtë vit po mblidhemi në Prekaz për të nderuar sakrificën e familjes Jashari, sakrificë që shënjojë një prej momenteve më të përpjekjeve të popullit shqiptar për liri”, tha Murati. Gjatë fjalës e tij ministri i Diasporës shtoi se edhe pse Kosova vend i vogël, shumë vende që e kanë të zhvilluar turizmin, e kanë lakmi fal diasporës.
“Tërë muajt e verës, realisht janë të diasporës. Ne si ministri, së bashku edhe me institucionet tjera po përpiqemi që t’u shërbejmë këtyre njerëzve po e gjallërojnë çdo cep të Kosovës”, tha ministri Murati, përcjell albinfo.ch.
Më pas orkestra “Spartiti per Scutari”, me artistë arbëreshë të Italisë, ka mbajtur një koncert drejtuar nga kompozitori shkodran, Bardh Jakova.
Ndryshe, reshjet e shiut, problemet teknike dhe pjesëmarrjes së ulët, kanë bërë që këtë vit manifestimi “Ditët e Diasporës” të mos e këtë shkëlqimin e viteve të mëparshme.
“Ditët e diasporës” me shumë aktivitete kulturore dhe sportive po shënohet pothuajse nëpër të gjitha komunat e Kosovës, ndërkaq nata përmbyllëse mbahet sonte (e martë 2gusht) me një aktivitet të veçantë në Prishtinë.
E-Diaspora
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës Nga Neymar te Tripleksi më i Shtrenjtë në Botë: Historia e Investimeve që Ndërtojnë Standarde të...
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
Jeta në Zvicër
-
Ndjekjet penale dhe falimentimi: Rritje e rrezikut për të vetëpunësuarit nga viti 2025 Që nga 1 janari i vitit 2025, pretendimet e së drejtës publike kundër personave të regjistruar...
-
A duhet të bëhen të detyrueshme gomat e dimrit në Zvicër?
-
SBB pret fitim të njëjtë si vitin e kaluar
-
Shumë pista skijimi në Zvicër kanë hapur sot dyert
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës