Jeta në Zvicër

1.400 njerëz festojnë 1 Gushtin në Rütli

1,400 njerëz janë mbledhur për të festuar 1 Gushtin të hënën pasdite në Rütli të Zvicrës

 

 

  • (KEYSTONE/Alexandra Wey)

  • (KEYSTONE/Alexandra Wey)

  • (KEYSTONE/Alexandra Wey)

  • (KEYSTONE/Alexandra Wey)

  • (KEYSTONE/Alexandra Wey)

69-vjeçarja nga Ticino ishte personaliteti i parë nga ana italiane e Zvicrës, e cila është e lejuar për të mbajtur fjalimin në festimet federale në Rütli.

Ish-prokurorja federale dhe ish-kryeprokurorja në Gjykatën Penale Ndërkombëtare në Hagë, mbajti fjalimin në italisht, gjermanisht dhe frëngjisht.

Del Ponte tha se thesari më i madh i Zvicrës është diversiteti i saj gjuhësor dhe kulturor.

Zvicra duhet të ruajë pavarësinë dhe diversitetin e saj, tha me tutje Del Ponte.

Folësi i dytë, Annemarie Huber-Hotz, u deklarua për hapjen në dialogun në mes të njerëzve.

Huber-Hotz, e cila foli si kryetare e Kryqit të Kuq Zviceran (SRC), vuri në dukje përparime në shkencë dhe teknologji, duke përmendur hpajne tunelit më të gjatë në botë Gotthard.

SRC ishte  ftuar në festimet Rütli sepse po shënonte 150 vjetorin e themelimit këtë vit.

1 Gushti do të kremtohet gjatë orëve të mbremjes  me fishekzjarre që është pjesë e traditës së festimit të festës nacionale të Zvicrës.