Shkurt.ch
Apel të huajve me vizën B për të kërkuar pasaportën zvicerane
Për t`i trimëruar ata më shumë që të kërkojnë pasaportën zvicerane,SP/PS ka ofruar edhe këshilltarë të posaçëm për natyralizim
Në ditën e festës nacionale, 1 Gushtit, Partia Socialdemokrate (SP/PS) u ka drejtuar një apel të huajve që jetojnë në Zvicër që të natyralizohen sa më shumë që të jetë e mundur. Madje, për t`i trimëruar ata më shumë që të kërkojnë pasaportën zvicerane, partia në fjalë ka ofruar edhe këshilltarë të posaçëm për natyralizim, shkruajnë mediat zvicerane.
41 anëtarë të SP-së janë vënë në dispozicion për këtë shërbim, në mesin e të cilëve edhe kryetari i saj, Christian Levrat dhe kryetari i Grupit Parlamentar të SP-së në Parlamentin Nacional, Roger Nordmann, transmeton albinfo.ch. Ata, me email por edhe personalisht do të vihen në shërbim të të huajve që duan të natyralizohen.
Këshillimet që do t`u ofrohen, fillojnë nga mësimi se si plotësohet formulari dhe deri te parapërgatitjet për intervistën me komisionin natyralizues. “Shumë njerëz ndjehen të pasigurte në kryerjen e veprimeve administrative ndërsa për migrantët kjo pengesë është edhe më e madhe”, ka sqaruar Levrat në një prononcim për gazetën “Sonntagsblick”.
Apeli u është drejtuar në radhë të parë 650 mijë të huajve që kanë leje qëndrimi të përkohshëm (vizë B). Është me interes të dihet se për këtë kategori të huajsh do të bëhet shumë shpejt vonë për të marrë pasaportën zvicerane, përcjell albinfo.ch. Kjo për faktin se nga 1 janari 2018, me ligjin e rishikuar, të drejtë kërkimi të pasaportës do të kenë vetëm të huajt me leje qëndrimi të përhershëm (Vizë C).
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Qendra “Gjenocidi në Kosovë – Plagë e Hapur”: “Ne nuk harrojmë!” Ftohen të gjithë shqiptarët, në cilindo shtet qofshin, që në dritaret apo ballkonet e tyre, më...
-
Rreth katër orë pritje në Merdarë për të dalë nga Kosova
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
Jeta në Zvicër
-
Aktivitetet terroriste janë në rritje në Zvicër Procedurat penale në lidhje me aktet e terrorizmit kanë arritur “një rekord historik” në vitin 2024,...
-
Linja të reja fluturimi nga aeroporti i Bazelit
-
Pas incidentit në Graz, Zyra e Prokurorit Publik: Anëtari i ekuipazhit vdiq si rezultat i mungesës së oksigjenit
-
Policia kantonale ndaloi shtatë vetura që kishin 20 centimetra borë në çati
-
Zvicër, 2025: Biletat e udhëtimit do të kushtojnë më shumë