Gjuha
Ministri Murati: Prindërit t`i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe
Ai kërkoi nga prindërit dhe mësuesit që të mos dorëzohen e t`i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe. Ministri Murati po ashtu u është drejtuar prindërve të fëmijëve që atyre t`u flitet gjuha amtare
Nën organizimin e Ministrisë së Diasporës është mbajtur finalja e kuizit të diturisë “Ti je pjesë e atdheut”. Në këtë kuiz kanë garuar pjesëmarrës nga katër shtete, si: Gjermania, Zvicra, Greqia dhe Austria.
Ministri i Diasporës, Valon Murati në fjalën e tij para fëmijëve të diasporës, ka thënë se do të mundohen të bëjnë edhe më të mira aktivitetet dhe organizimet e tilla për diasporën.
Murati foli edhe për arsimin shqip në shkollat e shteteve ku ata fëmijë jetojnë, duke thënë se me shumë mund e përkushtim po mbahet gjallë shkolla shqipe.
Ai kërkoi nga prindërit dhe mësuesit që të mos dorëzohen e t`i dërgojnë fëmijët në shkollat shqipe. Ministri Murati po ashtu u është drejtuar prindërve të fëmijëve që atyre t`u flitet gjuha amtare.
Pas prezantimit të fëmijëve pjesëmarrës në garë, kuizi u përcoll edhe me valle popullore.
E-Diaspora
-
Edi Rama sot takon diasporën në Londër Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, të dielën do të mbajë tubim me diasporën shqiptare në Londër....
-
Dubai: Firma shqiptare e patundshërive me ofertë për investitorët shqiptarë të Zvicrës
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
Jeta në Zvicër
-
Banorët e Cyrihut duhet të ndajnë 45 franga për dritat e Krishtlindjeve Dritat e Krishtlindjeve të Cyrihut kushtojnë shumë para. Publiku tani po ndihmon me sponsorizimet për t’u...
-
Zvicër: Mbi 12,000 raportime për fyerje
-
Çfarë nisma të tjera votojnë kantonet dhe qytetet në Zvicër?
-
Zvicra voton për katër propozime kombëtare sot
-
Qeveria federale bën thirrje për kujdes: Rrugët janë të rrëshqitshme