Integrimi
“Yjet e Kosovës” aksion nderimi për viktimat e Munihut
Lidhur me ceremoninë e përkujtimit, Tahir Shabani, themelues i shoqatës, thotë se fjala është për të gjitha viktimat dhe jo vetëm për ato nga Kosova. “Njerëzit për ne janë të gjithë të barabartë”
Pas atentatit në Munih, pjesëtarët e komunitetit shqiptar dhe miqtë e tyre kanë vendosur lule dhe kanë ndezur qirinj në sheshin e qytetit Emmedingen (Marktplatz), shkruan gazeta Badische Zeitung.
“Ne të gjithë jemi të tronditur rëndë”, thotë Betim Musa, kryetar i shoqatës “Yjet e Kosovës”, transmeton albinfo.ch. Kjo shoqatë ka organizuar orën e përkujtimit në Marktplatz dhe e ka paraqitur organizimin në polici. Po ashtu ajo ka bërë thirrjen për manifestim përmes telefonave, emailave dhe facebookut. Rreth 30 veta janë tubuar në pasditen e të dielës në orën 17.30 në sheshin Marktplatz.
“Zemrat tona na kanë sjellë këtu”, thotë Tahir Shabani, themelues i shoqatës. Pastaj ai numëron: “Nizza, Würzburgu dhe tash Munihu – kjo ishte vërtet tepër. Ne shpresojmë që diçka e tillë nuk do të ndodhë kurrë më”, thotë Shabani.
Lidhur me ceremoninë e përkujtimit ai thotë se fjala është për të gjitha viktimat dhe jo vetëm për ato nga Kosova, përcjell albinfo.ch. “Njerëzit për ne janë të gjithë të barabartë”.
Ndërsa portali regiotrends.de i kushton po ashtu hapësirë këtij organizimi, të cilin e ilustron me një numër fotografish.
“Spontanisht kemi vendosur dje paradite për këtë aksion dhe kemi marrë kontakt me policinë. Gjithçka ka funksionuar mirë”, thotë Shabani duke nënvizuar se leja nga policia u është dhënë pa komplikime.
Në aksion kanë marrë pjesë rreth 40 veta, shkruan regiotrends.de, të cilët kanë mbajtur një minutë heshtje në shesh, përcjell albinfo.ch. Në mesin e tyre ishin edhe Sadik Halilaj, Avdi Lushaku, Zymer Gecaj, Skender Velija e Bujar Rrecaj si anëtarë të shoqatës si dhe miq të tjerë.
Ndërsa Sylë Metaj ka pasur edhe një arsye më shumë për të marrë pjesë në këtë përkujtim: Diamant Zabërgja, një nga viktimat e atentatit, është një i afërm i tij.
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët