Shkurt.ch
Ditë zgjedhjesh në kantonin Lucern dhe Tesinë
Sot, po mbahen zgjedhjet për parlamentet dhe për qeveritë kantonale të Lucernit dhe të Tesinës
Në kantonin e Lucernit, ku tradicionalisht fjalën kryesore e ka pasur partia Kristiane Popullore (CVP) pritet me interes nëse ajo sërish do të mbrojë epërsinë kundrejt partive tjera në parlamentin që përbëhet nga 120 deputetë. Mendohet se SVP mund të hyjë sërish në qeverinë e kantonit ku bënte pjesë në vitet 2005-2007, shkruan në portalin drs.ch.Aktualisht qeverinë e përbëjnë dy përfaqësues nga CVP , një nga FDP, një nga SP dhe një pa parti.Të theksojmë se për zgjedhjet në Parlamentin e Lucernit po kandiodojnë edhe një numër prej rreth 10 shqiptarësh. Ata i gjejmë kryesisht në listat e SP-së por edhe në atë të CVP-së.Ndërkaq në kantonin e Tesinës zgjedhjet e sotme do të tregojnë nëse FDP do të vazhdojë të mbetet partia më e fortë. Kjo, për faktin se atë do ta sfidojë partia Lega dei Ticinesi, e cila synon vendin e dytë të anëtarit të qeverisë, të cilin aktualisht e mban FDP-ja.Në rast se fiton “Lega…” e cila konsiderohet parti konservative, kjo do të ndryshonte imazhin liberal që ka pasur tradicionalisht kantoni i Tesinës.Aktualisht, qeveria e kantonit përbëhet nga 2 përfaqësues të FDP-së dhe nga një të CVP-së, SP-së dhe të “Lega”.Parlamenti i kantonit ka 90 deputetë, për vendet e të cilëve garojnë rreth 680 politikanë.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun