Gjuha
Shkodra pret mësuesit nga diaspora
Seminari i organizuar nga MASH, MASHTK dhe Bashkia e Shkodrës. Mysafir i veçantë Prof. Dr.Dr.Basil Schader, ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Zürichut. Kërkohet mbështetje financiare nga qeveritë tona për Shkollën Shqipe në Greqi, Itali etj.
Këtë verë, seminari i mësuesve nga diaspora do të mbahet në qytetin e Shkodrës i njohur si qytet shekullor i kulturës e traditës shqiptare. Seminari organizohet nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë (MASH) dhe Ministria e Arsimit Shkencës e Teknologjisë së Kosovës (MASHTK). Është ky seminari i dymbëdhjeti me radhë i cili do të mbahet prej 1-4 gusht në të cilin do marrin pjesë mësuesit nga shumica e vendeve ku mbahet mësimi shqip. Rëndësia e seminarit është komplekse dhe shumëdimensionale: shkëmbim përvojash, ligjërata nga pedagog ekspertë të kulturës e gjuhës, promovime tekste mësimore e artistike, njohje me trashëgiminë kulturore të qytetit nikoqir etj.
Këtë vit do prezantohen tekstet e reja didaktike e metodike të dedikuara mësuesve të gjuhëve amtare në disa gjuhë mes tyre edhe në gjuhën shqipe, të quajtur doracakë. Përmbajtja e tyre bazohet në përvojën profesionale të shumë mësuesve në Europë nga gjuhët amtare. Këto tekste janë konceptuar e hartuar nga metodisti e didakti i njohur Prof. Dr.Dr.Basil Schader, ligjërues në Shkollën e Lartë Pedagogjike të Zürichut në Zvicër. Janë gjashtë tekste, doracakë për mësues gjuhësh amtare në gjithë kontinentin.
Risi në teknologjinë e shkëmbimeve përvojash drejtpërdrejtë nga ora mësimore përmes filmimeve do prezantohet nga Prof.Dr.Dr.Basil Schader. Do të jenë këto nga përvoja e disa mësuesve nga disa vende me tekstet e reja mësimore të njohura si 19 tekste për tri nivelet mësimore. Ky projekt i teksteve mësimore i hartuar nga grupi i autorëve në përkrahjen e IPE nga Zürich, botimin e të cilave e mundësoi MASHT e Kosovës, si projekt për mësimin e gjuhëve amtare këtë vit mori shpërblimin me karakter gjithë evropian “Projekt i Shkëlqyeshëm” krahas 6 projekteve tjera në një konkurrencë prej 66 subjektesh. Edhe ky është një sukses viti dhe duhet vlerësuar punën madhore të Prof.Basil Schader.
Seminari është i konceptuar nga përfaqësuesit e ministrive për mësimin në diasporë, Nuhi Gashi dhe Anila Ferizaj, të cilët janë dhe moderatorë. Në seminar do të prezantohet drafti i përbashkët nga të dy ministritë e arsimit i kurikulës për diasporë. Pritet që ky draft kurikule të zvogëlon divergjencat në planet të punës mes mësuesve të gjuhës shqipe i cili vërehet dukshëm në vendet e ndryshme. Divergjenca koncepti ka dhe rreth teksteve mësimore, programit dhe qëndrimit ndaj detyrimeve kombëtare në realizimin e pikave kurikulare të bazuara në standardet pedagogjike e didaktike bashkohore. Në seminar do këmbehen përvoja nga praktika mësimore mes mësuesve vendesh të ndryshme, njohja me rrethanat specifike të mësimit shqip, njohja me format e reja të mësimdhënies bazuar në arritjet elektronike e teknologjike, promovime tekstesh me autor mësuesit krijues.
Këtë herë me kumtesa do paraqiten: Prof.Basil Schader, Nuhi Gashi, Driton Kajtazi, Prof.Dr.Musa Kraja, Gerti Janaqi, Nexhat Maloku, Agim Berdyna, Anila Ferizaj, Ragip Kçiku, Mimoza Bejkollari, Harun Osmani, Iris Gjinofci, Luli Imeri, Isni Idrizi, Abdurrahim Ashiku, Etleva Mançe, Sami Thaçi, Sejdi Gashi, Kemajl Çallaku, Rifat Hamiti, Osman Ademi, Raif Mehmeti, Feime Llapashtica, Hazir Mehmeti, Blerta Avdia, Murat Koci, Arjan Melonashi, Besnik Rama, Merita Ymeri,, Dinore Loshi, Aurela Konduri, Erida Koleci, Ruzhdi Jata, Kristina Gega, Lutfi Vata, Nexhmije Mehmetaj, Ines Rushiti Albana Tahirim, Kledi Shegani, Natasha Kazmaj, Fatmire Ismaili, Enida Kume etj. Seminaristët do përshëndeten nga përfaqësuesit e pushtetit lokal në Shkodër, znj.Voltana Ademi etj. Ata do të vizitojnë objekte nga trashëgimia e pasur kulturore të qytetit dhe rrethinës. Në fund seminaristët do marrin certifikata pjesëmarrje nga organizatorët.
Mësuesit në diasporë shpresojnë se Ministritë tona do të jenë në vijën e strategjisë kombëtare në përkujdesje ndaj mësimit shqip në diasporë, si gjymtyrë e trupit kombëtar. Deri tani nuk mund të jemi të kënaqur kur dihet se vetëm 5% apo më pak nxënës shqiptarë mësojnë të lexojnë e shkruajnë shqip, kur dihet se 2/3 e mësueseve nuk kanë paga të rregullta, disa paguhen vullnetarisht nga prindërit, disa punojnë falas. Është urgjente dora e shteteve tona në financimin e mësimit shqip në mërgatë pa marr parasysh çmimin. Veçan duhet dhen dora mësuesve në Greqi e Itali. Kjo po zvarritet me vite, kurse çmimin do e paguaj kombi me humbjen bijve e bijave të tij.
E-Diaspora
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri? Kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve në Shqipëri, Ilirjan Celibashi, tha se janë krijuar kushtet e...
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
-
Arbër Bullakaj, në krye të nismës për lehtësimin e natyralizimit të të huajve
-
Ariana Qizmolli, me pjesën “Kërce pak”, në festivalin e vallëzimit, në Winterthur
-
Një deputete në Kuvendin e Shqipërisë, me doktoratë austriake
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 640,000 fishekë snajperësh zviceranë thuhet se kanë shkuar në Ukrainë Municione snajperi nga kompania zvicerane P Defence thuhet se kanë mbërritur në Ukrainë në korrik 2023...
-
Kaosi i SBB i frustron udhëtarët: “Ka komunikim zero”
-
Bora paralizon qarkullimin në shumë vende në Zvicër
-
Bazeli do të votojë mbi koston e organizimit ‘blasfemik’ të Eurovizionit 2025
-
Zvicra mbetet kampione evropiane në hekurudha