Bota
Autori i masakrës, një i ri iranian, nuk gjenden lidhje me ISIS-in
Media të ndryshme thonë se iraniani gjatë kryerjes së krimit ka thirrur "Allahu Akbar", por zyrtarisht ende nuk ka të dhëna në lidhje me përkatësinë eventuale të tij terrorizmit islamik
Dhjetë persona janë konfirmuar deri tash si të vdekur në sulmin e kryer mbrëmë në një qendër tregtare në Munih. Njëri nga këta dhjetë është edhe vetë dorasi, një 18 vjeçar i lindur në Gjermani, i quajtur Ali Sonboli, me prejardhje iraniane. Ai është gjetur i vrarë pak më vonë i vdekur në një rrugë afër vendit të krimit. Policia e cila ishte në ndjekje të tij, konsideron se ushtruesi i terrorit e ka vrarë veten.
Ende nuk bëhen të ditura motivet e vrasësit por nëpër media sociale qarkullon një video në të cilën mendohet se është personi në fjalë, duke u fjalosur me një qytetar pak para se të pasonin vrasjet. Media të ndryshme thonë se iraniani gjatë kryerjes së krimit ka thirrur “Allahu Akbar”, por zyrtarisht ende nuk ka të dhëna në lidhje me përkatësinë eventuale të tij terrorizmit islamik, transmeton albinfo.ch
Bastisja e banesës së tij, që e ka bërë policia nuk ka rezultuar me informacione për lidhje të tij me ISIS-in.
Nga ky sulm me armë zjarri ka edhe 16 të plagosur, tre nga të cilët janë në gjendje më të rëndë.
Në mesin e të vrarëve dhe të plagosurve ka edhe fëmijë ndërsa shumica janë të rinj, prandaj mediat gjermane theksojnë se vrasësi ka pasur në objektiv kryesisht fëmijët dhe të rinjtë, përcjell albinfo.ch. Vendi në të cilin ka ndodhur krimi i rëndë është një filialë e mcdonaldsit, rrjet i ushqimit të shpejtë që frekuentohet më së shumti nga fëmijët dhe të rinjtë.
Policia gjermane dhe autoritetet tjera në Munih janë duke iu drejtuar opinionit me informacionet më të reja lidhur me sulmin terrorist të kryer mbrëmë në qendrën tregtare në Munih.
E-Diaspora
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
24 orë në ditë në shërbim të pacientit: Spitex Mednest24
-
Votimi në diasporë, ambasada e Kosovës në Gjermani tregon procedurën e plotësimit dhe dërgimit të fletëvotimit
-
Gjermania me numrin më të lartë të votuesve jashtë Kosovës
-
Ja si mund të votoni nga jashtë!
Jeta në Zvicër
-
Simpozium me ligjerata mjekësore në Gjenevë dhe Cyrih! Kryesia e Lidhjes së Mjekëve Shqiptarë në Zvicër me datën 19 janar në Cyrih dhe me...
-
Vdes në burg shtetasi zviceran i arrestuar në Iran dhe i akuzuar për spiunazh
-
Informacionet kryesore në lidhje me ndalimin e ri të Rottweiler në kantonin e Cyrihut
-
Zvicër: Ftohtë të premten, pritet bora e radhës në ultësira
-
Faturat që duhet të paguani në Zvicër para fundit të janarit