Lajme
Nxënësja kosovare, e treta në botë në garat e matematikës
Ministri Bajrami ka pritur sot ekipin e nxënësve të Kosovës që kanë marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës. Në mesin e tyre edhe nxënësja Doruntina Sylejmani, e cila ka marrë medaljen e bronztë
Ministri i Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, z. Arsim Bajrami priti në takim ekipin e nxënësve të Kosovës, të cilët kanë marrë pjesë në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës, që u zhvillua në Hong-Kong, thuhet në një njoftim të publikuar në faqen e MASHT.
Ministri Bajrami ka vlerësuar lartë prezantimin e dinjitetshëm të nxënësve kosovarë në këtë garë, veçanërisht suksesin e nxënëses Doruntina Sylejmani, fituese e medaljes së bronztë. “Doruntina është amabasadori më i mirë i Republikës së Kosovës, sepse ka arritur që me shumë dinjitet të përfaqësojë sistemin arsimor dhe të tregojë se ne kemi të rinjë inteligjentë”, ka thënë ministri Bajrami, vazhdon njoftimi.
Ministri Bajrami ka shprehur përkrahjen e vazhdueshme të Ministrisë së Arsimit për nxënësit e talentuar, sidomos ata të cilët tregojnë sukses në matematikë, si një lëmi e cila flet për suksesin e përgjithshëm të sistemit arsimor të Kosovës.
Profesori Ramadan Limani, kordinator i ekipit të Kosovës, ka falënderuar ministrin Bajrami për pritjen e ekipit të Kosovës, që morën pjesë në Olimpiadën e 57- të të Matematikës, duke e vlerësuar si një sukses të jashtëzakonshëm prezantimin e ekipit nga kosovar.
Ndërsa, fituesja e medaljes së bronztë, Doruntina Sylejmani foli për përvojën e saj nga pjesëmarrja në këtë garë, transmeton albinfo.ch. “Të fitosh medalje në një olimpiadë kaq prestigjioze patjetër që ka qenë një përvojë e mirë. Kam dëshirë që kjo medalje të jetë një shtysë për institucionet që të përkrahin sa më shumë matematikën në Kosovë”, tha nxënësja e Kolegjit Mehmet Akif, Doruntina Sylejmani.
Biografi e shkurtë:
- Emri e mbiemriDoruntina Sylejmani
- Prejardhja:Kosovë
- Vendi ku vepron:Kosovë
- Profesioni:Medaljen e bronztë
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Ka shkatërruar Ferrarin e tij, 43 muaj burg dhe 6 vjet dëbim për kosovarin U ankua kundër dënimit me 43 muaj burg por iu shqiptua edhe masa e dëbimit për...
-
Avni Gallapeni, një krijues me vizion që lidh artin me industrinë
-
Zamfina Rexhaj vjen me një libër dygjuhësor me poezi
-
Kosova, gati për turneun “Yellow Cup” në Winterthur të Zvicrës
-
Pritjet nëpër pika kufitare, 2 orë për të dalë në Merdarë e Muçibabë
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Bëhet apel për kujdes nga faqet jozyrtare për ngjitësin e autostradës 2025 Vinjeta e autostradës ekziston në formë elektronike që nga gushti 2023. Në janar, faqet e internetit...
-
Një jetë pa media sociale: së shpejti një realitet për të rinjtë?
-
Shoqata e Fermerëve është alarmuar, si “janë” fermerët zviceranë?
-
Shiu i rrezikshëm ngrirës drejt Zvicrës
-
2602 franga për 14 metra katrorë, mega-çmimi për mini-apartament në Cyrih