Uncategorized

17 të huaj janë mbytur në ujë, botohen broshura speciale në gjuhët e huaja

Konsiderohet se kjo po ndodh për shkak se migrantët nuk janë sa duhet të njohur me rregullat e notit dhe me rrezikun që paraqesin ujërat

Vetëm gjatë gjashtë muajve të parë të këtij viti, në ujërat e Zvicrës (liqene, lumenj, pishina etj.) janë mbytur 31 persona. Por, është për t`u vënë re se shumica e të mbyturve, gjegjësisht 17 prej tyre kanë qenë me prejardhje të huaj, shkruan 20minuten.ch.

Konsiderohet se kjo po ndodh për shkak se migrantët nuk janë sa duhet të njohur me rregullat e notit dhe me rrezikun që paraqesin ujërat.

Për të parandaluar një trend të tillë, Shoqata e pronarëve të pishinave të hapura dhe të mbyllura, Shoqata e shpëtimtarëve kanë publikuar një broshurë në disa gjuhë të huaj, të dedikuar vetëm për të huajt.

Kjo broshurë duhet t`ua mësojë të huajve rregullat e sigurisë në ujë si dhe rregullat e sjelljes.