Shkurt.ch

Plaka privon Armeninë nga Interneti

75 vjeçarja pret kabllin e rrjetit e operatorit të internetit të Armenisë për ta shitur në bakër

Kjo ka qenë arsyeja e aktit të plakës gjatë auditimit para policisë gjeorgjiane, njofton « Le Matin », duke i’u referuar një lajmi të CBS News.

Ajo e ka shpjeguar aktin e saj duke thënë se gjatë mbledhjes së metaleve, ka rënë në kabllot e internetit të cilat i ka nxjerrë nga toka përmes një lopatë.

Qasja e internetit në Armeni dhe pjesërisht në Gjeorgji ka qenë e ndërprerë për 12 orë rresht. Edhe pse procedura është në vijim, organet e drejtësisë e kanë vendosur ta lëshojnë në liri për arsye të moshës së saj.