Integrimi
Shqiptarët pretendojnë parlamentin kantonal të Lucernit
Në mesin e 575 kandidatëve, në 57 lista zgjedhore, afër dhjetë prej tyre janë kandidatë shqiptarë.
Shqiptarët pretendojnë të hyjnë në parlamentin kantonal të Lucernit, duke konkurruar me kandidatët zviceranë në zgjedhjet që do të mbahen këtë të diel, më 10 prill.
Në mesin e 575 kandidatëve, në 57 lista zgjedhore, afër dhjetë prej tyre janë kandidatë shqiptarë.
Shumica prej tyre kandidojnë nëpërmjet listës së kandidatëve të Partisë Social- Demokrate, listës Second@s Plus, listës së të rinjve socialistë “Juso” dhe në listën e të rinjve të Partisë Kristiane Popullore të Zvicrës CVP.
Ky numër është më i madh se viteve të tjera. Mirëpo, kur dihet se në këtë kanton ka një përqendrim të madh të shqiptarëve, atëherë numri prej 10 kandidatësh megjithatë nuk na bën të krenohemi.
Të gjithë kandidatët shqiptarë kandidojnë për herë të parë dhe përfaqësojnë të rinjtë e gjeneratës së dytë me prejardhje të huaj në këtë vend.
Përjashtim bën Ylfete Fanaj, e cila është delegate e Partisë Socialdemokrate në parlamentin komunal të Lucernit.
Ndryshe, Drilon Beqiri, student i sociologjisë, i cili garon në radhët e listës Second@s, thotë të kenë kandiduar në këto zgjedhje të shtyrë nga rezultati i zgjedhjeve të kaluara, ku për disa vota nuk kishin arritur të hynin në parlamentin komunal të Lucernit.
Ai është optimist se këtë herë do të kenë mbështetjen e të gjithëve, sidomos të të huajve, ngase Second@s Plus ka në fokus migracionin dhe integrimin.
Driloni ka bërë të ditur se organizata “Second@s Plus” ka marrë përsipër iniciativën, e cila gjatë këtij viti do të gjendet para votuesve të kantonit të Lucernit.
“Iniciativa e lansuar ka për qëllimi t`ua mundësojë participimin politik të huajve që jetojnë një kohë të gjatë në Zvicër, përkatësisht që kanë leje qëndrimi C”, thotë Beqiri.
Në listat zgjedhore figuron edhe Shpëtime Callaku, studente e gazetarisë.http://www.secondos-plus.ch/index.php?id=36
Ndërsa në kuadër të listës së Partisë Social Demokrate garojnë edhe Valentina Smajli dhe Ylfete Fanaj.
E para është zyrtare e lartë në Partinë Social Demokrate, ndërsa e dyta është këshilltare komunale në Lucern dhe zyrtare e Komisionit për integrimin e të rinjve.http://www.sp-luzern.ch/Wahlen-2011/KandidatInnen/Wahlkreis-Luzern-Stadt (Valentina Smajli, Ylfete Fanaj) -> Në listën e Partisë Socialdemokrate…
Po nga e njëjta parti kanë kandiduar edhe dy shqiptarë të tjerë, Willson Nuaj dhe Vëllaznim Hasani.
I pari do të angazhohet për një ambient më të pastër, ndërsa i dyti fushëveprimtari e ka sportin.http://www.sp-luzern.ch/Wahlen-2011/KandidatInnen/Wahlkreis-Sursee (Wilson Nuaj, Vëllaznim Hasani)Në listën e Partisë Socialdemokrate…
Në listën e të rinjve socialistë “JUSO” kanë kandiduar Blerta Berisha dhe Roza Berisha.http://www.jusokantonluzern.ch/kandidatinnen/wahlkreis-hochdorf/ (Blerta Berisha, Roza Berisha).
Shikuar nga përkatësia partiake e kandidatëve shqiptarë në Lucern, ata kësaj radhe i gjen edhe në listën e të rinjve të Partisë Kristiane Popullore CVP.
Bashkim Qerimi, mekanik i makinerisë, thotë se nëse zgjedhet do të angazhohet më shumë për të rinjtë. Dhe Sabrina Qerimi është zotuar se në fokus do të ketë familjen.http://www.jcvp-lu.ch/wahlen-2011/Bashkim Qerimi/
Nga ana tjetër, njëri nga parlamentarët e parë kantonal shqiptar nga radhët e Partisë Socialdemokrate në periudhën legjislative 2006-2009 të Kantonit të Schaffhausen-it, Osman Osmani, e ka vlerësuar lart interesimin dhe angazhimin e shqiptarëve në politikën zvicerane.
“Uroj që sa më shumë nga kandidatët shqiptarë të zgjedhen si në parlamentet e qyteteve, ashtu edhe në ato kantonale dhe atë pa marrë parasysh partinë apo subjektin politik në të cilin kandidojnë”, ka thënë Osmani.
Ai i ka sugjeruar kandidatët shqiptarë se parakusht për të fituar sa më shumë vota është angazhimi në jetën publike shoqërore.
Po ashtu ai thotë se ka rëndësi angazhimi paralel në jetën publike, si për komunitetin të cilit i takojnë, ashtu edhe me vendësit dhe komunitetet e tjera të ndryshme në Zvicër.
Deputeti i parë kantonal shqiptar u ka preferuar pretendentëve politikë që të jenë më aktivë në shoqata, iniciativa, aktivitete publike të çfarëdo natyre.
Lista me kandidatët për parlamentin kantonal të Lucernit megjithatë përfshin një numër inkurajues kandidatësh të komunitetit shqiptar.
Mirëpo, mbetet ende shumë për t’u bërë që të ngrihet më lart vetëdijesimi i shqiptarëve për të votuar. Në kantonin Lucern dhe në disa kantone të tjera të drejtë vote nuk kanë ende të huajt me leje qëndrimi të përhershëm (C).
Të tjera nga Integrimi
E-Diaspora
-
Shoqata “Bashkimi” nga Usteri organizoi festë kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë Festa e shoqatës “Bashkimi" nga Usteri kushtuar Pavarësisë së Shqipërisë...
-
Turi me diasporën, Rama nesër takim me shqiptarët e Londrës
-
Gala koncert në Prishtinë me sopranon Marigona Qerkezi dhe tenorin Saimir Pirgu
-
Vjenë
Valbona Naku: Një jetë kushtuar violinës
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor