Lajme
Gjilan, nis muaji i mërgimtarëve
Ka qenë filmi për fëmijë “Na ishte një herë një vajzë" ai i cili e hapi Muajin e Mërgimtarëve, derisa u shfaq në ambientin e hapur, në amfiteatrin e parkut “Dardania”

Nën patronatin e kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, të hënën mbrëma, ka nisur aktiviteti i parë që shënon hapjen e Muajit të Mërgimtarëve me moton “Ti je pjesë e atdheut”. Ka qenë filmi për fëmijë “Na ishte një herë një vajzë” ai i cili e hapi Muajin e Mërgimtarëve, derisa u shfaq në ambientin e hapur, në amfiteatrin e parkut “Dardania”.
Kreu i Gjilanit, Lutfi Haziri, ka thënë se pjesëmarrja kaq masovike e fëmijëve në shfaqjen e këtij filmi e ka bërë krenar, ndërsa ka falënderuar qytetarët tanë që jetojnë në diasporë për kontributin e jashtëzakonshëm që kanë dhënë në zhvillimin e Gjilanit, Anamoravës dhe mbarë Kosovës.
“Komuna e Gjilanit ndihet krenare me mërgimtarët tanë që jetojnë në Europë e Amerikë e kudo në botë. Për këta dy muaj sa qëndroni në Gjilan, ju jeni vlera më e madhe që ne e kemi në Komunën tonë. Falënderim përjetë për punën e madhe që e kanë bërë për zhvillimin e Komunës sonë”, ka thënë Haziri.
Ndërkohë, sonte në ora 20:30, do të shfaqen filmat e shkurtër për të rritur shqip “Çlirimi” dhe “Veç Kuq”.
Rajoni i Gjilani, është ndër më të prekurit nga mërgimi. Një numër relativisht i madh i banorëve të kësaj komune, por edhe të komunave të tjera për rreth, si Vitia, Kamenica, por edhe Bujanoci e Preshevë, jetojnë në mërgim. Gjatë këtyre dy muajve Gjilani si qendër e Anamaravës mbushet me mërgimtarë.
E-Diaspora
-
Livia Sadikaj shpallet studentja më e mirë e vitit në ACT College Thessaloniki Livia Sadikaj nderohet me çmimin më të lartë në ACT College Thessaloniki...
-
Në kryeqytetin e Kosovës jehoj zëri i dy operistëve shqiptarë me famë botërore
-
Rritet puna në bizneset kosovare falë diasporës
-
Nga refugjat politik – Kryetar i Këshillit Bashkiak të Lozanës: Historia frymëzuese e Musa Kamenicës
-
Konsullata e Kosovës në Shtutgart pas aksidentit me tren: Nuk ka informacione për viktima nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Çmimet e ulëta të Uber ndezin zemërimin e taksistëve në Ticino Ka kaluar një vit që nga ardhja e shërbimit të transportit privat Uber në kantonin jugor...
-
Autostradat, në qendër të strategjisë diellore të Konfederatës
-
Pasagjerët e avionit shpëtohen gjallë pas uljes emergjente në Liqenin e Lucernit
-
Sekuestrohet kokainë dhe armë zjarri: Arrestohet një shqiptar dhe një italian
-
Pse shumë zviceranë zgjedhin të emigrojnë në pleqëri?