Shkurt.ch

Moudon-i me 43 për qind të banorëve të huaj

Sonte, me fillim në ora 20.50, në Televizionin shtetëror gjermanofon SF 1, do të emetohet një emision dokumentar në kohëzgjatje prej 10 minutash, i cili i kushtohet qytezës së Moudon-it, ku 43 për qind e banorëve janë të huaj.

Sipas këtij televizioni, një pjesë e kuvendit të qytetit është i përbërë nga të huajt me prejardhje nga Kosova e deri në Ruandë. Se si jetohet në një komunë të tillë shumëkulturore, do të mund të ndiqni gjatë emisionit në fjalë.

http://www.tvprogramm.sf.tv/details/cfeb0e62-d1e8-44d5-8a40-db480b66c0e6?WT.zugang=front_na3