Shkurt.ch
Patronimet me emra të huaj fshihen në masë
Emrat ballkanikë dhe turq të kandidatëve në zgjedhjet e kësaj fundjave janë sanksionuar në mënyrë të ashpër, pohon sot gazeta “20Mintues”.
Nxënësit të cilët kanë një mbiemër me prapashtesën –ic ballafaqohen me shumë vështirësi për të gjetur një shkollë për zanat në kantonin e Cyrihut. Një diskriminim i tillë duket se ka ndjekur po ashtu kandidatët e të dyja palëve, qoftë të djathtës apo të majtës, në zgjedhjet e fundit komunale të kantonit të Cyrihut.
Për partinë SVP/UDC, asnjëri nga tre kandidatët me emër të huaj nuk është zgjedhur.
Për shembull, Aleksander Naumovic, një sipërmarrës aktiv në politikë, ka zbritur për një shkallë. Por, Partia Agrare nuk është e vetmja dëshmitare e këtij fenomeni. Anëtarët e Partisë Socialiste dhe të Listës Alternative kanë pësuar të njëjtin fat.
Ekonomisti Zülfikâr Güzelgür ishte i treti në listën e socialistëve. Të dielën në mbrëmje ai e gjeti veten në pozitën e fundit.
Edhe në Listën e më të majtës Alternative duket se pretenduesit kanë paguar po ashtu çmimin e mbiemrit të tyre të huaj.
Kurse Zeljko Vuksanovic ka lëvizur nga vendi i shtatë në vendin e njëmbëdhjetë në listën socialiste të Dietikon-it, me 150 vota më pak se numri një.
Ky fakt nuk befason: “Ata janë të gatshëm të na tolerojnë nëse ne iu sjellim vota, por kur vjen puna për të na zgjedhur, na fshijnë emrin”, vëren Zeljko me shumë qartësi për gazetën “Tages-Anzeiger”.
Vuksanoviç i shtron pyetjen vetes nëse do të ishte e dobishme ta krijojë partinë e tij për të mbrojtur interesat e emigrantëve, sepse ata shpesh nuk janë të interesuar për politikën e vendit.
“Do të ishte gjë shumë e mirë për integrim”, thotë ai përmbledhtas.
E-Diaspora
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok” Almira tregon se aktualisht ka mbi 800 mijë ndjekës dhe përveç se është një tik-tok-ere e...
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
-
Kurti mban fjalim në forumin ekonomik Zvicër-Kosovë, flet për “partneritet të fuqishëm”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’ Kjo sepse dita e sotme shënon fillimin e javës së ‘Black Friday’, një zbavitje tradicionale e...
-
Zvicër: Aksident mes mjetit ushtarak dhe autobusit
-
Bora shkaktoi rreth 150 aksidente në kantonin e Cyrihut
-
Mbi 600 thirrje urgjente janë pranuar vetëm në kantonin e Lucernit për shkak të borës
-
Bora e parë në Zvicër bllokon trafikun