Fotolajmi
Akti terrorist në Francë, arrestohet një çift shqiptar
Dy shqiptarë, një burrë dhe një grua, janë arrestuar të dielen si të dyshuar për mbështetje logjistike mbi atentatin morbid, i cili shkaktoi vdekjen e 84 personave të pafasjshëm në Nicë.
Autori i atentatit në Nice, tuniziani Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, e kishte vizituar paraprakisht ngjarjen morbide gjatë 12 dhe 13 korrikut me kamionin, i cili i shërbeu për të realizuar masakrën e 14 korrikut, njoftojnë burime që hetojnë rastin. Mes qindra dëshmitarëve të cilët janë ndëgjuar, disa nga ata e kanë theksuar orientimin fetar të vrastarit, sipas të njejtit burim, shkruan 20 minutes, përcjell albinfo.ch.
Një çift shqiptar në paraburgim
Albinfo.ch mëson nga 20 minutes, i cili mbështetet në burime policore dhe të drejtësisë franceze, se dy shqiptarë, një burrë dhe një grua, janë paraburgosur të dielen në hetimin mbi atentatin morbid, i cili shkaktoi vdekjen e 84 personave të pafasjshëm në Niceë.
Ky lajm, i konfirmuar nga organet e rendit të Francës, pohon se çifti, i arrestuar në Nice, dyshohet të ketë ndihmuar në aspektin logjistik, Mohamed Lahouaiej-Bouhlel, 31 vjeçar, i cili me profesion ishte shofer kamioni, dhe i cili iu vërsul turmës së pafajshmëve në shetitoren frannceze të buzë detit në Nice.
Të paraburgosurit e kanë përshkruar terroristin Mohamed Lahouaiej-Bouhlel si një person të dhunshëm, dhe i cili nuk kishte pasur deri më vonë ndonjë interesim për fenë, njofton albinfo.ch, duke iu referuar shtypit zviceran, i cili bazohet në burime policore franceze. Tani për tani, hulumtimi i materialit informatik, si dhe i telefonit nuk kanë mundur të ndihmojnë në ndriçimit e motiveve të vrasësit.
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave Pas zemërimit për rritjen masive të taksës së re të makinave, Këshilli i Madh i Gjenevës...
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor
-
BE-ja kërkon që në universitetet e Zvicrës studentët e huaj të paguajnë sa zviceranët
-
Për këto propozime votojnë të dielën zviceranët