Shkurt.ch
Më 1 gusht zviceranët mund të vizitojnë Pallatin Federal
Si çdo vit, Pallati Federal do të hapet ditën e Festës Kombëtare. Më 1 gusht, nga ora 9:00 deri në 16:00, publiku mund të shëtisë dhe të mësojë në lidhje me funksionimin e Parlamentit.
Presidentet e dy dhomave, Christa Markwalder për Dhomën Nacionale dhe Raphael Comte për Këshillin Qeveritar, do t’iu përgjigjen së bashku pyetjeve të shtruara nga publikun nga ora 10:00.
Në vende të ndryshme publiku mund të informohet në lidhje me aspektet historike të ndërtesës. Do të transmetohen dy filma, të cilët kanë për qellim t’iu lehtësojnë kuptimin e funksionimit të
Kuvendit: “Të flasim për Parlamentin” dhe “Salla 286”, e cila trajton çështjen e punës së Komisionit të Sigurimeve Shoqërore.
Së fundi, një argëtim muzikor dhe teatral do të sigurohet nga grupi Zusammenspiel, konservatori i muzikës së Neuchâtel-it, si dhe nga aktorë të shoqatës StattLand.
Të tjera nga Shkurt.ch
E-Diaspora
-
Sot, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe Sot është Dita e Alfabetit Shqip, tashmë e shpallur festë zyrtare e Shqipërisë. 22 nëntori ka...
-
Vjenë
Virale dhe e suksesshme, Almira nga Austria ka 800 mijë ndjekës në rrjetin “tik-tok”
-
Suedi: Diamant Salihu fiton çmimin “Novatorët e vitit”
-
5 orë pritje, anulohet fluturimi nga Bazeli për në Prishtinë
-
A rrezikon të dështojë vota e diasporës në Shqipëri?
Jeta në Zvicër
-
Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës Këshilli Federal dëshiron të përfshijë kompanitë zvicerane në rindërtimin e Ukrainës. Të mërkurën, ajo i kërkoi...
-
Kantoni i Gjenevës shqyrton mundësinë e pushimit para lindjes
-
Gjeneva shtyn afatin e pagesës pas rritjes masive të taksës së makinave
-
Gjykata Federale e njeh obezitetin si paaftësi në kushte të caktuara
-
Zvicra, kampion evropian në transportin hekurudhor