Shkurt.ch

Atentat në Olten

Sot në mëngjes, një letër e kurdisur ka lënduar dy punëtorë në zyrat e « Swissnuclear » në Olten të Zvicrës

Shpërthimi ka ndodhur në katin e katërt të një ndërtese administrative në Olten. Gjatë hapjes së një letre të trashë nga një zyrtar, ky i fundit është lënduar lehtë, si dhe kolegu i tij që gjendej afër.

Ky sulm mund të ketë lidhje me politikën, njofton e përditshmja «24 Heures».

Caku i sulmit të atentatit nëpërmjet një letre të kurdisur ka qenë « Swissnuclear », seksion i specializuar në energjinë nukleare i organizatës « Swisselectric ». Kjo e fundit rigrupon grupet e mëdhe elektrike, siç janë «Axpo», «Alpiq» si dhe «Forcat lëvizëse të Bernës».

Po në të njëjtën kohë kur ka ndodhur shpërthimi, rreth tridhjetë manifestues të organizatës «Greenpeace» kanë manifestuar në Olten para selisë së Alpiq.